Mbi qëndrimin e PKSH-së ndaj çështjes së Kosovës në vitet 1941-1945
Apstrakt
Në mesin e viteve tridhjetë në Shqipëri vepronin disa grupe komuniste, që përfshinin në gjirin e tyre elementë nga radhët e punëtorëve, zejtarëve, studentëve dhe intelektualëve të pakët. Ndër më kryesoret kanë qenë grupi i Korçës (1929-1941), grupi i Shkodrës (1934-1941), grupi ’’Zjarri” (1936- 1941) dhe grupi i ”Të Rinjve”. Grupet kishin grindje e konflikte midis tyre dhe nuk kishin mbështetje në popull.