Unesco-ja legjitimon padrejtësisht përvetësimet e dhunshme të trashëgimisë monumentale Iliro-Shqiptare nga Serbia
Apstrakt
Trashëgimia monumentale natyrore, si dhe ajo e krijuar nga njeriu, ka rëndësi ambientale, historiko-kombëtare, kulturore, estetike (dekorative), arsimore-edukative, shkencore, arkeologjiko-urbanistike, fetare dhe turistike. Ajo gëzon mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë institucionale të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar. I tillë është edhe Manastiri i Deçanit i njohur me vlera historike dhe natyrore, i krijuar në themelet e një faltoreje iliro-shqiptare nga antikiteti.