Dokumente franceze për Shqipërmë dhe shqiptarët më 1912, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2004, faqe 317, zgjodhi, përgatiti dhe redaktoi dr. Muhamet SHATRI
Apstrakt
Në vazhdimin e punës së Institutit të Historisë në Prishtinë për botimin e dokumenteve për historinë e popullit shqiptar këto ditë doli nga shtypi edhe përmbledhja Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, zgjedhur, përgatitur e redaktuar nga dr. Muhamet Shatri. Libri i përmendur ka 153 dokumente të ambasadave, legatave dhe të konsullatave të ndryshme në Shqipëri, që ishin të interesuara për njedhat politike dhe ushtarake në Perandorinë Turke, kryesisht në të ashtuquajturën Rumeli. Që në fillim duhet theksuar se ndonëse këto dokumente përfshijnë një vit kthese për të cilin është shkruar mjaft, si nga historianët shqiptarë ashtu edhe të huaj, këto dokumente sjellin risi të shumta mbi shqiptarët dhe gjendjen e Shqipërisë në veçanti, por edhe të Ballkanit dhe të Evropës në përgjithësi në vitin 1912. Kjo veçori e kësaj përmbledhjeje u arrit falë zgjedhjes së qëlluar, përgatitjes së duhur, si dhe shoqërimit të saj me një aparaturë të domosdoshme dhe të zgjedhur me akribi. Po kështu këtë veçori e shton shumë edhe regjistri i emrave të njerëzve dhe të vendeve, që ndihmon shumë lexuesin dhe studiuesi të gjejë më lehtë atë që i intereson.