Projektet për krijimin e kishës Uniate në Shqipëri gjatë pushtimit italian

Yazarlar

  • Blerina Kuçi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3700

Özet

Uniatizmi përfaqëson një përpjekje të Kishës Katolike Romane për të rikthyer në gjirin e saj ata që i quan “të larguarit”. Bëhet fjalë për besimtarët ortodoksë të Kishës Ortodokse Lindore. Selia e Shenjtë, detyrën e proselizimit dhe të ungjillëzimit në pjesën qendrore dhe jugore të Shqipërisë, ua ngarkoi, fillimisht, murgjve bazilianë të Abacisë së Grottaferrata-s, pranë Romës. Origjina e tyre ishte nga Lindja, prandaj nga pikëpamja kanonike e ruajtën ritin dhe traditën e manastireve bizantine. Pas skizmës së parë [ndarjes] së katolikëve me ortodoksët, në vitin 1054, ata mbetën të bashkuar me Kishën e Romës. Në këtë drejtim, misioni i tyre për të kthyer në gjirin e kishës katolike latine, shqiptarët ortodoksë ishte më i lehtë. Me ta i bashkonte edhe tradita liturgjike greko-bizantine.

İndirmeler

İndirme verileri henüz mevcut değil.

Referanslar

  1. Giovani Cimbalo, Pluralizmi i besimit dhe komunitetet fetare në Shqipëri, Tiranë: Naimi, 2013, f. 55.

  2. Hasan Bello, Shqipëria Kisha Katolike dhe Vatikani (nga fundi i shek. XIX-1939), Tiranë: Onufri, 2019, f. 223.

  3. Markus W. E. Peters, Përballjet e historisë së kishës katolike në Shqipëri 1919-1996, Tiranë: Qendra Botuese Shoqata Jezuite, 2010, f. 107-108.

  4. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej AQSH), (Fondi më tej: F. ), 132/A (Viti më tej: V.) 1939, (Dosja më tej: D.) D. 31, (Fleta më tej: fl.) 1.

  5. M. W. E. Peters, Përballjet e historisë së kishës…, f. 111.

  6. G. Cimbalo, Pluralizmi i besimit…, f. 70.

  7. A QSH, F. 133, V. 1939, D. 160, fl. 13

  8. Po aty.

  9. Po aty.

  10. Po aty.

  11. “Vllazent t’onë Ortodoks të dam prej Rromës”, Zani i Shna Ndout, Nr. 1-9, Shkodër, janar-shtator 1939, f.37.

  12. Po aty.

  13. AQSH, F. 161, V. 1939, D. 729, fl. 4.

  14. Roberto Morozzo della Rocca, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë: Elena Gjika, 1994, f. 214.

  15. Po aty, 215.

  16. Po aty.

  17. Po aty, 216.

  18. M. W. E. Peters, Përballjet e historisë së kishës…,f. 120.

  19. G. Cimbalo, Pluralizmi i besimit…, f. 70, 82; “Ngrehja e Administratës Apostullike të Jugut”, Kumbona e së Diellës, Nr.2, Shkodër, shkurt 1940, f. 31.

  20. AQSH, F. 161, V. 1940, D. 392, fl. 6.

  21. Rakip Beqaj, Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar, Tiranë: Naim Frashëri, 1969, f. 139.

  22. Andrea Llukani, Krishtërimi në Shqipëri (sipas burimeve arkivore). Ribotim, Tiranë: Botimet “Trifon Xhagjika”, 2014, f. 139.

  23. AQSH, F. 132/A, V. 1939, D. 40, fl. 3. “Unë e nëshkruemja Kristina e bija e Ndin Ndreçkës, le në Berat (lagja Vrjoni) në vjetin 1920, me kuptim të plotë të mendes e me liri të plotë të vullndesës po kaloj prej orthodoksijet në prehen të Kishës Katholike, tuj pranue gjithçka beson e mëson Shejtja Amë Kishë Katholike e Romës tuj njoftë për kryetar të Kishës së vërtetë themelue prej Jezu Krishtit Zotit t’onë, Papën e Romës. Në dishmi po me dorën t’eme Kristina e Ndin Ndreçkës”.

  24. AQSH, F. 153, V. 1940, D. 101, fl. 1.

  25. Po aty, fl. 3.

  26. Po aty, fl.4-7.

  27. M. W. E. Peters, Përballjet e historisë së kishës…, f. 124-125.

  28. G. Cimbalo, Pluralizmi i besimit…, f. 83.

  29. AQSH, F. 132, V. 1942, D. 33, fl. 1-2.

  30. M. W.E. Peters, Përballjet e historisë së kishës…, f. 121.

  31. P. Benedikt Dema, “Sinodi Italo-Shqiptar, Hylli i Dritës, Nr. 10-11, Shkodër, tetor-nëndor 1940, f. 479-482.

  32. AQSH, F. 161, V. 1940, D. 577, fl. 3-4.

  33. AQSH, F. 161, V. 1940, D. 392, fl. 108. Artikulli është marrë nga gazeta italiane L’Osservatore romano, 14/15.10.1940, Nr. 118.

  34. Po aty.

  35. P. Benedikt Dema, “Sinodi Italo-Shqiptar…, f. 479. Kardinali Lavitrano i dërgoi këtë telegram “Të përmalluar në një mënyrë të veçantë prej provave që dha simpatija e madhe e juaja nëpërmjet përfaqësimit të shkëlqyem, qi na dërguet, kleri i ynë italo-shqiptar ndiesit miqësore i shndërron me të njajtën dashtni, tue ju falë nderes e tue u lutë qi i madhi Zot të ndigjojë dishiret e përbashkta”; Kryepeshkopi Kisi i ktheu këtë telegram “Ju falemi nderes me zemër për pritjen bujare, qi i batë dërgatës së Kishës s’onë Orthodokse Autoqefale, e ngarkueme për t’asistue si vrojtse në të parin Sinod të si vëllazenvet t’onë të dashtun përtej Adriatikut. E thashtë Zoti e Shëlbuesi i ynë Jezu Krishti qi kjo përpjekje fatlume shpirtnore, qi përfitoj nji kënaqsi aq të këthellë ndër besimtarët t’onë, të përforcojë përherë e ma tepër miqsin trashëgimtare ndërmjet popujvet t’Italis e të Shqypnis”.

  36. “Dërgata orthodokse në Romë”, Jeta Kristiane, Nr. 8, Tiranë, tetor 1940, f. 285.

  37. Francesco Jacomoni Di San Savino, La politica dell’Italia in Albania, San Casciano: Cappelli Editore, 1965, f. 250.

  38. AQSH, F. 161, V. 1940, D. 392, fl. 88.

  39. AQSH, F. 132, V. 1942, D. 33, fl. 2.

İndir

Yayınlanmış

2024-01-19

Nasıl Atıf Yapılır

Kuçi, Blerina. 2024. “Projektet për Krijimin E kishës Uniate Në Shqipëri Gjatë Pushtimit Italian”. Kosova 47 (47). Prishtinë, Kosovë:133-48. https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3700.

Sayı

Bölüm

Artikuj