Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1941-1945
Haxhi Ademi, Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1941-1945, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2021, 552 f.
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3707Özet
Monografia e lartpërmendur përbën një studim të vlefshëm rreth një teme interesante të historisë sonë kombëtare, atë të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Autori e ka ndërtuar studimin në bazë të një strukture të mirëmenduar, e cila mundëson paraqitjen e tij mbi baza shkencore, mundëson analizat, përshkrimet dhe krahasimet e burimeve dhe të argumenteve historike. Autori ka shfrytëzuar një gamë të gjerë studimesh të autorëve shqiptarë e të huaj, dhe veçanërisht një seri koleksionesh dokumentare nga Arkivi Qendror i Shtetit të Shqipërisë (AQSH), Arkivi Historik i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë (AMPEJ), Arkivi i Institutit të Historisë në Tiranë (AIH), Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura të Shqipërisë (AQFA); Arkivi i Kosovës (ASHAK), Arkivi i Institutit të Historisë, Prishtinë, si dhe Arkivi Kombëtar i SHBA-së. Dëshiroj të theksoj se përzgjedhja e kësaj teme ka qenë sa e guximshme aq dhe e vlefshme pasi është synuar që, përmes analizës dhe përqasjes autentike, të studiohet një periudhë e mbushur me një veprimtari të ngjeshur politike, ushtarake dhe me shumë ngjarje historike. Studiuesi Ademi, në hyrje paraqet qartë lëndën që trajtohet.İndirmeler
İndirme verileri henüz mevcut değil.
İndir
Yayınlanmış
2024-01-19
Nasıl Atıf Yapılır
Meta, Beqir. 2024. “Kosova Gjatë Luftës Së Dytë Botërore, 1941-1945: Haxhi Ademi, Kosova Gjatë Luftës Së Dytë Botërore, 1941-1945, Instituti I Historisë ‘Ali Hadri’ Prishtinë, 2021, 552 F”. Kosova 47 (47). Prishtinë, Kosovë:227-30. https://doi.org/10.62609/ks.v47i47.3707.
Sayı
Bölüm
Recension
