Roli i Zhuk Haxhisë në qëndresën kombëtare të Rugovës

Yazarlar

  • Sulltane Kojçini

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5758

Özet

Rezistenca kombëtare (gjatë shek. XX) që kishte për synim çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, kaloi nëpër disa etapa kohore: Lëvizja Kaçake (1918-1941); Lufta e Dytë Botërore (1941- 1945); NDSH-ja (1945-1947). Zhuk Haxhija ishte luftëtar i orëve të para në të gjithat etapat e rezistencës kombëtare. Ai ishte luftëtar i dalluar dhe pasardhës i denjë i familjes së tij të njohur në fshatrat e Rugovës që nga Lidhja e Prizrenit. Që në moshë të re u dallua për mençuri dhe trimëri, cilësi këto të trashëguara nga gjyshërit Çelë Shabani e Haxhi Çela. Çela ishte pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878, ndërsa Haxhiu njëri ndër udhëheqësit e rezistencës kombëtare të kohës së tij në Rugovë. Zhuka u lind në katundin Stakaj të Rugovës në vitin 1885. I brumosur me ide kombëtare nga të parët e tij që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e mbrojtjes së Rugovës dhe të viseve të tjera shqiptare, që nga viti 1907 Zhuka u dallua dhe u bë i njohur me aktivitetin e tij politik e ushtarak, duke u bërë një figurë me autoritet në Rugovë dhe në Rrafsh të Dukagjinit. Mori pjesë në luftërat që u zhvilluan në Majë të Lamës kundër malazezëve, në të cilën edhe u plagos, si dhe në luftërat që u zhvilluan në Beranë në vitin 1912 dhe në atë të Moknes.

İndirmeler

İndirme verileri henüz mevcut değil.

İndir

Yayınlanmış

2024-11-16

Nasıl Atıf Yapılır

Kojçini , Sulltane. 2024. “Roli I Zhuk Haxhisë Në qëndresën kombëtare Të Rugovës”. Kosova, sy 28 (Kasım). Prishtinë, Kosovë:255-69. https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5758.

Sayı

Bölüm

Artikuj