Dikotomia mes modernitetit teknologjik perëndimor dhe kulturës tradicionale Shqiptare në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX

Authors

  • Agron Mesi

Abstract

Vitet e fundi të shekulli XIX dhe ato të fillimshekullit XX qenë vite ndryshimesh thelbësore në zhvillimin e historisë njerëzore në përgjithësi. Situata në pjesën perëndimore të kontinentit të “vjetër” europian ishte në kulmin e zbulimeve apo shpikjeve të reja teknike, në kulmin e afirmimeve intelektuale, kulturore, filozofike dhe artistike. Pas rezistencës konservatore të fillimit, siç dhe kuptohet, kjo do të ndodhte në një qytetërim të vjetër dhe me tradita të admirueshme të së kaluarës si ai i Europës, u afirmua me sukses kudo në këtë kohë, Epoka Moderne. Njohën vlerësim dhe përdorim zbulime shkencore, shpikje teknologjike dhe modernizime kulturore të mëdha tepër të rëndësishme të kohës, si: automobili, treni, aviacioni, telefoni, radioja, kinemaja me zë, teoria e relativitetit e Ajnshtajn-it, psikanaliza e Frojdi-t, filozofia ateiste e Niçe-s, modernizmat në letërsi dhe arte etj. Ishte rritur besimi i përgjithshëm te Qenia Njerëzore, te ndryshimi, dinamika, lëvizja, ideologjia dhe teknologjia futuriste. Në fillim të shekullit të ri, Europa kishte bërë tashmë, konkretisht të prekshme, realitete të cilat deri atëherë ishin vetëm të imagjinueshme për njerëzimin; ajo tashmë po ndriçohej me elektricitet; po udhëtonte me mjete motorike dhe avullore; po tentonte “të kapte qiellin me krahë” dhe të “ndalonte” teknikisht kohën; po “vidhte” zërin e tingullin dhe po i “kyçte” ato në “kuti magjike” etj. Këto e shumë e shumë “bëma” të tjera, pjellë e fantazisë njerëzore pa kufi, të cilat ishin hasur më përpara veçse në përrallat orientale me Aladinin e Xhindin e tij mrekullibërës, “papritur” filluan e u bënë një e nga një realitete në këtë shekull të ri modern. Europa dhe mbarë bota po përjetonte, deri tani, kohët më të arta të saj, për sa i përket zhvillimit dhe qytetërimit, lirisë dhe emancipimit, shkencës dhe teknologjisë, artit dhe kulturës në përgjithësi.

Keywords:

Moderniteti teknologjik perëndimor, Kultura Shqiptare

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2022-07-09

How to Cite

Mesi, A. . (2022). Dikotomia mes modernitetit teknologjik perëndimor dhe kulturës tradicionale Shqiptare në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX. Art Studies, 18(18), 114–133. Retrieved from https://albanica.al/studime_arti/article/view/482

Issue

Section

Articles