Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё

Autorët

  • Vincent W.J. Van Gerven Oei

DOI:

https://doi.org/10.71398/as.v19i19.487

Abstract

Gjatë diktaturës komuniste, regjimi shqiptar ngriti një numër të konsiderueshëm lapidarësh në pothuajse çdo fshat, qytezë dhe qytet të vendit. Këto monolite prej betoni funksiononin si monumente që përkujtonin një sërë “dëshmorësh të kombit” rënë gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare (1944-5), dhe në të njëjtën kohë monumentalizonin prezencën e Partisë së Punës së Shqipërisë anembanё vendit. Funksioni i tyre si shёnjues të kujtesës dhe njëkohësisht të progresit të shoqërisë komuniste shfaqet qartazi në “poemën kinematografike” të Viktor Gjikës, Lapidari (1984). Përhapja masive e këtyre strukturave monumentale krahas kontrastit të tyre me peizazhin aktual urban – as të shembura dhe as të mirëmbajtura, por thjesht të lëna në mëshirë të fatit – i bën ato struktura emblematike të së kaluarës komuniste të Shqipërisë, e cila vazhdon të mbetet e pabluar.
Në vitin 2014, zyra për hulumtime në arte dhe humanitete, Departamenti i Shqiponjave (The Department of Eagles) nisi projektin kërkimor “Hulumtim mbi lapidarët e Shqipërisë”, me qёllim kryerjen e kёrkimeve mbi ndërtimin dhe topografinë e lapidarëve në tёrёsi dhe kontekstit të tyre historik nё Shqipёri, krahas dokumentimit dhe gjeoetiketimit elektronik (geotagging) të të gjithë lapidarëve qё kanё mbetur në Shqipëri dhe që mund të identifikoheshin nëpërmjet burimeve arkivore ose intervistave. Në kundërshtim me projekte të ndryshme artistike që ishin zhvilluar ndërkaq në vende të tjera postkomuniste, si në ish-Jugosllavi apo Bullgari, të cilat i qaseshin formave monumentale tё sё shkuarёs me njё sy estetik, pёr tё mos thёnё qё i ngrinin ato nё qiell, qëllimi i projektit “Hulumtim mbi lapidarët e Shqipërisë” ishte njëherazi i një natyre gjenerike dhe enciklopedike, konkretisht që t’i bënte këto artefakte kulturore të aksesueshme për hulumtuesit në të ardhmen, nëpërmjet publikimit të një databaze në linjë si dhe një katalogu me akses të hapur (open access).
Rezultatet përfundimtare të projektit “Hulumtim mbi lapidarët e Shqipërisë”, u botuan në vitin 2015 në një vepër tre-vëllimshe, nga shtëpia botuese punctum books.

Keywords:

lapidar, komunizёm, postkomunizёm, monument, propagandё, dokumentim digjital, botim me akses tё hapur, Departamenti i Shqiponjave, punctum books

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2022-07-09

How to Cite

Van Gerven Oei, V. . (2022). Hulumtim mbi lapidarёt e Shqipёrisё. Studime për Artin, 19(19), 47–60. https://doi.org/10.71398/as.v19i19.487