“Shkatërrojini! -tha”
Arkivi mes arkivo-filisë dhe arkivo-fobisë
DOI:
https://doi.org/10.71398/as.v19i19.489Abstract
Teksti i mëposhtëm bazohet në një kumtesë që kam dhënë në Muzeun e Arteve të Bukura të Budapestit në muajin shkurt të vitit 2020, në kuadrin e konferencës ndërkombëtare Artpool40 – Active Archives and Art Networks (“Artpool40 – Arkivat aktivë dhe rrjetet e artit”), organizuar nga Artpool Art Research Center (Qendra e hulumtimit të artit Artpool). Fokusi i këtij shkrimi është shkatërrimi i arkivave si praktikë artistike. Specifikisht, unë kam zgjedhur të përqendrohem në disa shembuj artistësh – ku përfshihen edhe artistë nga Evropa Lindore por jo vetëm – të cilët i shkatërrojnë arkivat jo me qëllimin për t’iu përqasur një metafizike të asgjësismit por si një bashkësi teknikash konkrete të cilat, përkundrazi, synojnë të tregojnë se si, për të perifrazuar Umberto Eco-n, kurrë nuk do të mund të ekzistojë diçka e tillë si një “arsoblivionalis” dhe se edhe akti me i fuqishëm i shkatërrimit krijon kujtesën, monumentin dhe arkivin e tij.



