Kosova në kuadrin e Principatës së Balshajve

Autorët

  • Bedri Muhadri

Abstrakti

Në vitin 1371, me rënien e mbizotërimit sundues të serbëve në trojet arbërore, u krijuan formacione politike të rëndësishme nga fisnikët arbër (shqiptarë) në trevat ku zotërohen nga ata. Kështu në trevat arbërore në veri u formua principata e Balshajve me qendër qytetin e Shkodrës. Principata e Balshajve bëhet formacion shtetëror feudal me rol të rëndësishëm politik në trojet e Arbërisë së Epërme në fillim të viteve 60-të të shek. XIV. Territori mbi të cilën shtrihej pushteti i Balshajve i fillimviteve 60-të të shek. XIV emërtohej nga vetë Balshajt, ose nga të huajt, Zetë* që rrjedh sipas një lumi me emër Zetë, degë e lumit Moraça.1 Me emrin Zetë nënkuptohet territori rreth lumit Zetë, nga i cili e merr emrin.2 Zeta, si koncept gjeografik, gjatë shek. XIV ndahej në Zetën e Poshtme dhe në atë të Epërme. Zeta e Poshtme shtrihej përgjatë bregdetit Adriatik, nga Budua deri në Shën Shirgj mbi lumin Bunë, ndërsa Zeta e Epërme nga malet e Njegoshit mbi Kotorr e deri në lindje të liqenit të Shkodrës.3 Në vitin 1400, territoret deri në Kotorr përmenden brenda konceptit Arbëri.4 Në këtë kontekst është për të vënë re se, popullata arbërore gjatë gjithë Mesjetës dhe gjatë sundimit osman ka qenë e pranishme në pjesën lindore e jugore të Malit të Zi të sotëm, sa që edhe shkrimtarët e kohës, njerëz të oborrit mbretëror të Rashës, si K. Filozofi, bregdetin e Zetës e quanin trevë arbërore (арбансказемла).

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-31

Si të citoni

Muhadri, B. (2023). Kosova në kuadrin e Principatës së Balshajve. Studime Historike, 74(1-2), 37–62. Retrieved from https://albanica.al/studime_historike/article/view/1064

Numri

Seksioni

Articles