Shkodra, një dëshmi e konvergimit kulturor në panoramën e mes shekullit XIX

Autorët

  • Dorina Arapi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1143

Abstrakti

Shkodra, në shekujt XVIII dhe XIX, ishte një qendër e rëndësishme  ekonomike dhe kulturore. Tregu shkodran zhvillonte një veprimtari të gjerë që kulmoi me një zhvillim të madh ekonomik nga mesi i shekullit XIX. Në shekullin XVIII, sanxhaku i Shkodrës kishte një rëndësi të veçantë, si për Perandorinë Osmane, ashtu dhe për shtetet e krishtera përreth Adriatikut, veçanërisht për Venedikun, pasi Shkodra si kryeqendër, ishte e lidhur nëpërmjet tregtisë me botën perëndimore dhe me brendinë e Turqisë Europiane, ku të dyja palët, si osmanët, ashtu dhe venedikasit kishin interesa të përbashkëta, të mbështetura në lidhjet e vjetra ekonomike, afërsinë e skelave, si dhe interesat politike.

Tregtarët kishin agjencitë e tyre në vende të huaja, të cilat kryenin tregtinë me qytetet italiane e deri me Austrinë, Stambollin etj., siç ishin firmat tregtare “Vëllezërit Suma”, firma “Çoba”, e më tej në fillim shekullit XX, firmat “Pema” e “Zahara”, të cilët vazhdojnë traditën e përcjellë ndër vite. Letërkëmbimet tregtare me qendra të rëndësishme si Raguza, Venediku, Trieste, Korfuzi etj., dëshmojnë për lidhjet e ngushta të Shkodrës me qytetet e tjera bregdetare të Adriatikut, si dhe me ishujt jonianë. Dëshmitë e disa ndalesave për zhvillimin e tregtisë apo lëvizjes së tregtarëve nga Shqipëria drejt Italisë në vitet 1699, 1707 dhe 1729, të shpallura nga guvernatorët e Piaçencës, për arsye të rrezikut të përhapjes së sëmundjeve, tregojnë për marrëdhëniet e ngushta me qytetet italiane. Në këto vite çdo lloj tregtie ose praktikë shkëmbimi u ndalua, por jo vetëm për Shkodrën, por dhe për qytete të tjera si Korfuzi,  Qefalonia e Raguza. E pikërisht në këto qendra, tregtarët shkodranë që në shekullin XVIII kishin krijuar agjencitë dhe shtëpitë e tyre tregtare.

 Hapja e agjencive konsullore të disa vendeve të huaja, duke filluar nga shekulli XVIII, dëshmon për klimën e favorshme institucionale, shoqërore e kulturore të këtij qyteti. Ndërsa në anën tjetër lidhjet me Romën nga ku rrezatonte politika e Propaganda Fides, ndihmonte në përforcimin e depërtimin e frymës katolike. Pra, në tërësi, Shkodra shfaqet si një qytet me karakteristika të zonave të tokave të kufirit, një qytet me disa referenca kulturore.

Fjalët kyçe:

Shkodra, konvergim kulturor, shekulli XIX

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Stavri N Naci, (përkth. red.), “Shqipëria e Veriut në Shek. XVIII: (Letra të zëv. konsujve venedikas të Shkodrës), vëllimi I (1706-1756)”, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1967.

  2. Zija Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1984.

  3. ASHQ, Fondi 132, D. 1, fl. 1r, 26 mars 1699; ASHQ, Fondi 132, D. 1, fl. 1r, 5 shkurt 1707; ASHQ, Fondi 132, D. 1, fl. 1r, 1 qershor 1729.

  4. Shkodra, Qyteti Shqiptar.

  5. Mbi konceptin e kufirit të qyteteve-porte osmane, shih artikullin: Onur Inal, “Women’s Fashions in Transition: Ottoman Borderlands and the Anglo-Ottoman Exchange of Costumes”, në (Ed.) Constanta Vintilă-GhiŃulescu, “From Traditional Attire to Modern Dress: Modes of Identification, Modes of Recognition in the Balkans (XVIth – XXth Centuries)”, Cambridge Scholars Publishing, 2011.

  6. Nicolay, Nicolas de., Les qualre premiers limes des navigation et peregrinations orientates de N. de Nicolay, Lyon: 1567, vepër e cituar në: Palmira Brummett, “Mapping the Ottomans. Sovereignty, Territory, and Identity in the Early Modern Mediterranean”, Cambridge University Press, UK, 2015.

  7. Brummett, Mapping the Ottomans.

  8. Stephen Ortega, Negotiating transcultural relations in the early modern Mediterranean: Ottoman- Venetian encounters, Farnham, Surrey, UK; Burlington, VT: Ashgate, 2014.

  9. AQSH, Fondi 132, D 11, fl. 2, data 23 maj 1861.

  10. AQSH, Fondi 132, D 9, fl. 2-7, data 3 dhjetor 1858. DOI: https://doi.org/10.1093/nq/s2-VI.137.132e

  11. AQSH, Fondi 132, D 13, fl. 26, data 27 nëntor 1842.

  12. AQSH, Fondi 132, D 9, fl. 7r, data 6 dhjetor 1858.

  13. AQSH, Fondi 132, D 13, fle. 213, data 29 korrik 1860.

  14. AQSH, Fondi 132, D 13, fl.64, 4 korrik 1860. DOI: https://doi.org/10.1136/bmj.s4-1.164.132

  15. AQSH, Fondi 132, D 13, fl.24, data 4 korrik 1860.

  16. Ortega, Negotiating transcultural.

Botuar

2020-04-15

Si të citoni

Arapi , Dorina. 2020. “Shkodra, Një dëshmi E Konvergimit Kulturor Në panoramën E Mes Shekullit XIX”. Univers 21 (21):117-22. https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1143.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore