Ballafaqimi midis njesive te UNCSH dhe nacionalisteve shqiptare ne Kosove ne fund te Luftes II Boterore
Abstract
Në kuadër të bashkëpunimit midis Lëvizjeve Nacionalçlirimtare të Shqipërisë e të Jugosllavisë, udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) kërkoi që në verë të vitit 1944, pjesëmarrjen e formacioneve të UNCSH në luftimet për "çlirimin e Kosovës" dhe të tokave të Jugosllavisë. Kërkesa sqaronte se "shkaktare që Kosova është bërë bazë e reaksionit janë hegjemonistët serbë". Nga ana tjeter, pranohej se "shumica e popullit te Kosovës nuk kishte besim tek PKJ dhe tek Shtabi Jugosllav". Pra, forcat e UNCSH kërkoheshin të ndikonin tek shqiptarët e Kosovës që të besonin tek PKJ dhe tek Shtabi Jugosllav e t'iu nënshtroheshin atyre. Qellimi i kërkesës së J.B.Titos ishte mjaft i qartë ,për të shuar rezistencën e popullit të armatosur të Kosovës që nuk pranonte pushtimin nga ushtria jugosllave.
Veprimet arbitrare të ushtrisë jugosllave në viset shqiptare, për nënshtrimin e shqiptarëve u bënë në praninë e forcave te UNCSH. Madje, ata bashkëpunuan me forcat e UNCJ për të djegur shtëpitë e shqiptarëve që kundërshtonin pushtimin, duke i cilësuar forcat shqiptare të rezistences "reaksion shqiptaromadh". Njësitë e UNCSH u thirren nga udhëheqja e UNCJ për të vënë shqiptarët e Shqipërisë kundër shqiptarëve të Kosovës.
PKSH, e varur plotësisht nga PKJ, pranoi gjykimet, vlerësimet dhe zgjidhjet e ofruara pa asnjë kundërshtim, pa u shqetësuar për fatin e Kosovës. Udhëheqja kryesore e PKSH pohonte se "Kosova nuk mund t'i bashkohej Shqiperisë". Forcat e Divizioneve V dhe VI të UNCSH qëndruan në Jugosllavi edhe pas mbarimit të Luftës II Boterore, për te goditur dhe asgjesuar cdo levizje te rezistences kosovare, të drejtuar nga nacionalistet, qe luftonte kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës.
Keywords:
lufta e dytë botërore, nacionalist shqiptar, Kosova, Shqipëria, SërbiaDownloads
References
-
N.Malcolm, “Histori e shkurtër e Kosovës”.
-
AQSH, Fondi Divizioni I, viti 1944, Kutia 2, dosja 13, fl. 56. Letër e Vidoje Smilevskit për Shtabin e Div. I të UNÇSH-së, 25 shtator 1944.
-
L. Nasi, “Ripushtimi i Kosovës” (shtator 1944-korrik 1945), Tiranë 1944.
-
AQSH, F. 41, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së, për Shtabin Maqedonas të UNÇl-së, 14 qershor 1944.
-
Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm, UNÇSH, vëll.II.
-
R. Hibbert, “Lufta nacionalçlirimtare në Shqipëri. Fitorja e hidhur".
-
AQSH, Viti 1944, d. 135/1. Letër e F. Hoxhës për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH-së.
-
I.Antonovski, Formiranje i razvoj Kosovsko-Metohijskih. NOU brigada i njihova dejstva u toku Narodnooslobodilackog rata 1941-1945 në “Kosova”, nr. 4, Prishtinë, 1975.
-
E.Hoxha, “Titistët”. Deklarata e E.Kardelit në XH.Shatri, “Vështrim i përgjithshëm”.
-
AQU, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së, d. 45, urdhër për Shtabin e Div.I të UNÇSH-së.
-
AQSH, v. 1944, d.3, Urdhër i Shtabit të Korp. I të UNÇSH-së.
-
AQSH, V. 1944, D.9, Fondi i Brig. V Sulmuese.
-
AQSH, V.1944, D.9, Informacion nga Brig. V e UNÇSH-së.
-
AQSH, V.1944, D.9. Urdhër veprimi i Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi të Armatës Jugosllave dhe të UNÇSH-së.
-
AQSH, V.1944, D.6. Urdhër veprimi për Brig. V të UNÇSH-së.
-
AQSH, V.1944, D.22, and Raport i Brig. V.
-
AQSH, V.1944, D.22. Njoftim i komandantit të Bat. II të Brig. V, Halim Xhelo, dhjetor 1944.
-
AQSH, V.1944, D.5. Raport i P.Dumes për Shtabin e Div.VIII të UNÇSH-së.
-
AFA. Shtabi i Përgjithshëm, d.447. Raport i zv.komisarit të Div.V, Reiz Malile.
-
E. Hoxha, Fjala e mbajtur në plenumin e PKSH-së, dhjetor 1946.
-
A. Hadri, “Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë”, 1941-1945.