Vëzhgime nga festivali mbarëkombëtar shqiptar i folklorit Rapsha 2017, Tuz, Mali i Zi (18-20 gusht)
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2988Abstract
Më 18 – 20 gusht 2017 u zhvillua në Rapsha të Tuzit, Festivali Mbarëkombëtar Shqiptar i Folklorit.
Autori ishte i ftuar me detyrën e antarit të jurisë.
Në festival morën pjesë 22 grupe, shoqata apo ansamble folklorike fhqiptare, që përfaqësonin shtatë shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Serbia, SHBA.
Sipas rregullatorit të Drejtorisë së Festivalit, çdo ansambël do të konkurronte në 15 minuta dhe programi duhej të ishte me shoqërime muzikore të drejtpërdrejta dhe jo me incizime (CD).
Përmbajtja e programit duhet të ishte sa më burimore, duke i bërë jehonë kryesisht autenticitetit vendës. Edhe kostumet popullore qenë më origjinale.
Ky Festival shënoi edicionin e 5-të të mbajtjes së tij. Sipas programit, të shtatë ansamblet pjesëmarrëse të mbrëmjes së parë, u mblodhën në Tuz për të zhvilluar defilenë e ansambleve (apo “Paradën e nisjes”).
Në mbrëmjen e parë (18 gusht 2017) dhanë koncerte SHKA “Rapsha”, Drume-Hot dhe Ansambli kombëtar “Shota”, Prishtinë – Kosovë. Në vijim konkuruan ansamblet: “Krahu i Shqiponjës Taip Medani”, Vlorë –Shqipëri; SHKA “Sali Mani” Malësia e Madhe, Shqipëri; “Burimet e Sharrit”, Tetovë – Maqedoni; SHKA “Maja e karafilit”, Plavë-Guci, Mali i Zi; SHKA “Gryka e Kaçanikut”, Kaçanik - Kosovë.
Në mbrëmjen e dytë konkuruan ansamblet: SHKA “Dedë Gjon Luli”, Traboin - Hot, Mali i Zi; “Shkëmbi” dhe “Shkëndija” të katundeve arbëreshe Akuaformoza dhe San Benedeto Ullanova, Itali; Grupi polifonik “Lunxhëria”, Lunxhëri –Shqipëri; Ansambli etnokulturor “Katerina Josipi”, Zym - Prizren, Kosovë; Shoqata Kklturore “Skampa”, Elbasan –Shqipëri; “Gurra e Kurbinit”, Laç – Shqipëri; SHKA “Zëri i Luginës”, Bujanoc, Lugina e Preshevës – Serbi.
Në përfundim, juria ndau çmimet për tre trupat më të mirë. Autori e përkufizoi këtë ngjarje si një festival mbarëkombëtar me një sfond të madh. Në bazë të organizimit të tij, ky mund të konsiderohet si festival ndërkombëtar i ngjashëm me ata që kam ndjekur prej dekadash, në: Gjermani, Turqi, Itali, Rumani, Hungari, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Francë, Spanjë dhe së fundmi në Slloveni.



