“Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare” – manual për diplomacinë

Autorët

  • Pano Hallko

Abstract

Ndër vite, botimi i librit të radhës së Shaban Muratit ka përbërë lajm, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

Ky libër, ashtu si nëntë paraardhësit e tij, karakterizohet nga thellësia dhe qartësia e mendimit, si dhe shprehja e thjesht e mendimit. Në të 270 faqet e tij libri ka për leitmotiv titullin që mban: Shqiptarët e Maqedonisë - Prioriteti i Çështjes Shqiptare. Me të drejtë autori nënvizon: “Çështja shqiptare qëndron në rend të ditës për kombin shqiptar edhe pas pavarësimit të Kosovës, për dy arsye madhore: - Nuk është zgjidhur përbërësi i saj më i rëndësishëm, pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, që është ajo e statusit të popullit shqiptar në shtetin e Maqedonisë. - Nuk është mënjanuar kërcënimi strategjik ndaj përbërësve të tjerë, zyrtarisht dhe ndërkombëtarisht të zgjidhur: Shqipëria dhe Kosova, sepse çështja e këtyre dy përbërësve, mund të quhet e përfunduar kur shtetet, që përfaqësojnë këtë kërcënim strategjik, të pranojnë statusin dhe ekzistencën e këtyre dy shteteve, kur ato të ndërpresin politikat dhe sponsorizimet shtetërore, të cilat synojnë dëmtimin e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Shqipërisë dhe Kosovës”. Dhe më poshtë autori thërret në mënyrën e tij unikale:- “Një diplomaci serioze, që ndërton platformën e veprimit të saj mbi bazën e mbrojtjes së interesave jetike të popullit, shtetit dhe kombit të vet, nuk mund të quhet e tillë, nëse nuk merr si bazë të veprimit të saj, këto dy parametra strategjikë, ende të pa zgjidhur në Ballkan të çështjes shqiptare. Çështja shqiptare duhet të identifikohet me zhvillimin e interesave mbarëshqiptare në rajon, si objektiv që shoqëron ekzistencën e kombit shqiptar, e që paraqet një vazhdimësi të vetë çështjes shqiptare. Në këtë mënyrë, ajo mbetet pjesë e pandarë e interesit kombëtar e jetik të shtetit dhe të politikës së jashtme në shekullin e ri”.

Si njohës i thellë i realitetit maqedonas, edhe me cilësinë e ambasadorit të parë shqiptar në atë vend, ai jo vetëm për katër vite, por për 22 vite rresht, ka ndjekur e vëzhguar zhvillimet, me imtësi dhe me interesimin e duhur profesional, por kryesisht me nervin, që ose e ka, ose nuk e ka diplomati. Është një jetë e tërë kontribut i vyer, në mijëra faqe të plota gazetash, mijëra faqe librash, në të cilat autori ka zbardhur në shqip, por edhe i ka shërbyer Shqipes. Prof. Shaban Murati, është heroi i ditës. Heroizmi i përditshëm sot, është të jesh përditë në punë. Sidomos në këtë punë, në angazhimin personal me qëndrime publike, në të mirë të përsosjes së diplomacisë dhe të shtetit. E ai është përditë në punë.

Keywords:

shqiptarët e Maqedonisë, çështja kombëtare, diplomaci, Shaban Murati, libër

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Shaban Murati Shqiptarët e Maqedonisë-Prioriteti i Çështjes Shqiptare, Tiranë, 2016.

Published

2023-12-30

How to Cite

Hallko, Pano. 2023. “‘Shqiptarët E Maqedonisë, Prioritet I çështjes shqiptare’ – Manual për Diplomacinë”. Univers 17 (17):296-300. https://albanica.al/univers/article/view/3194.

Numër

Section

Botime në fokus