Në prag dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Abstract
Pas përfundimit të Kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, ngjarjet politike në Ballkan patën një zhvillim të ri sa dramatik e të rrezikshëm, aq edhe fatlum për popullin shqiptar. Brenda datave 8 - 18 tetor të vitit 1912 shtetet e Aleancës Ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi), duke përfituar nga dobësimi i dukshëm i Perandorisë Osmane, filluan luftën kundër saj.
Në dokumentet që po botojmë në këtë numër, shprehet qartë e në mënyrë emocionale shqetësimi që kishte përfshirë edhe atdhetarët shqiptarë jashtë vendit, në Diasporë, për fatet e Shqipërisë. Ndonëse larg atdheut, shqiptarët e diasporës ndiqnin me vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet politike në Shqipëri dhe Ballkan. Duke parashikuar rreziqet e mëdha që u kërcënoheshin trojeve shqiptare nga Lufta Ballkanike, ata vihen në lëvizje menjëherë, duke vendosur korrespondencë mes tyre dhe duke u përpjekur të gjenin mënyra dhe mjete të përshtatshme për të përballur rreziqet imediate dhe për të mbrojtur interesat kombëtare.
Sapo filloi Lufta e Parë Ballkanike, brenda një dite, më 27 tetor 1912, atdhetari Sotir Kolea dërgoi në emër të shoqërisë "Bashkimi" të shqiptarëve në Egjipt tre letra: njërën drejtuar nënkryetarit të Shoqërisë Shqiptare të Bukureshtit "Bashkimi", Pandeli Evangjeli, tjetrën Federatës PanShqiptare "Vatra" të shqiptarëve në Amerikë dhe të tretën drejtuesit të "Vatrë"-s, Faik Konica.
Dy letra të tjera janë të Lazar Kozmas dhe Mehmet Konicës, dërguar përkatësisht Asdrenit dhe Pandelit Evangjeli në Rumani. Ndër të tjera, këto bëjnë fjalë për Konferencën e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha të Europës, që u mblodh në Londër më 17 dhjetor 1912, për të shqyrtuar dhe për të vendosur për problemet politike dhe territoriale që po dilnin nga Lufta e Parë Ballkanike. Një nga problemet kryesore që qëndronte para asaj Konferencë ishte përcaktimi i statusit politik të shtetit të sapokrijuar shqiptar dhe kufijve të tij. Konferenca e Ambasadorëve njohu Pavarësinë e Shqipërisë, por prishi rëndë territoret etnike shqiptare.
Keywords:
Lufta e Parë Ballkanike, Pavarësia e Shqipërisë, Diaspora shqiptare, Konferenca e Ambasadorëve (Londër), Territoret etnike shqiptareDownloads
References
-
HHSTA, PA, Raport i konsullit austriak të Shkupit, Nr. 118, datë 18 tetor 1912.
-
AQSH. F. Nr. 570, Dos 20, fl. 66.
-
Po aty.
-
Po aty; shih dhe F. Nr. 54, Dos 66/4, fl. 107.
-
Po aty.
-
Po aty, F. Nr. 54, Dos 66. Letra e Sotir Kolesë dërguar Faik Konicës.
-
Po aty, F. Nr. 54, Dos. 66/1, fl. 88 dhe fl. 107.
-
Sotir Kolea (1872-1945). Atdhetar, leksikograf dhe folklorist i njohur. S. Kolea ka qenë një nga veprimtarët e shquar të Rilindjes sonë Kombëtare. Ka jetuar e punuar për shumë kohë në diasporë, si në Egjipt, në Zvicër etj. Më 1928 u thirr në Tiranë për të riorganizuar e drejtuar Bibliotekën Kombëtare. Ka hartuar disa fjalorë dygjuhësh të shqipes.
-
Pandeli Evangjeli (1859-1949). Atdhetar dhe burrë shteti i shquar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë. Emigruar në Rumani qysh i ri. Më 1896 zgjidhet kryetar i shoqërisë patriotike "Dituria" të Bukureshtit. Më 1906 e në vazhdim ka qenë nënkryetar i shoqërisë "Bashkimi" të Bukureshtit. Në vitet 1919-1920 është dërguar si delegat i shqiptarëve të Rumanisë në Paris, ku zhvillonte punimet Konferenca e Paqes e Fuqive të Mëdha, e cila shqyrtoi problemet që dolën pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Në 1920 ai u kthye në atdhe, ku u ngarkua me detyra të rëndësishme shtetërore, si kryetar parlamenti, ministër i jashtëm, kryeministër disa herë etj.
-
AQSH, F. Nr. 54, Dos. 66/1, Dok. 88. Në origjinal: 27 Vjesht e II 1912. 11 Raymond Poincare (1860-1934). Personalitet politik francez. Ka qenë disa herë ministër dhe kryeministër i Francës dhe president i saj. Në fund të vitit 1912, kur zhvillohej Lufta e Parë Ballkanike ai ishte kryetar i Këshillit të Ministrave të Francës. Që nga viti 1909 R. Poincare ka qenë anëtar i Akademisë Franceze.
-
Fedarata Panshqiptare "Vatra" u formua nga shoqëritë patriotike të shqiptarëve të mërguar në SHBA, më 28 prill 1912. Themeluese të saj ishin shoqëritë "Besa-Besën", "Flamuri", "Kombëtare" dhe "Dallëndyshe". Federata Panshqiptare "Vatra" ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Lëvizjen
-
AQSH, F. Nr. 54, Dos. 66/1, Dok. 107. Në origjinal është shënuar: 27 Vjeshë e II 1912. Në vulën personale të Sotir Kolesë shënohet Aleksandria. Leon Naçi ishte anëtar i kryesisë së shoqërisë "Bashkimi" të shqiptarëve të Egjiptit.
-
Faik Konica (1876-1942). Atdhetar dhe veprimtar i shquar i periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe të asaj të Pavarësisë. Ka jetuar e punuar në emigracion. Ka drejtuar revistën "Albania" (Bruksel dhe Londër në vitet 1897-1909) dhe për një kohë edhe gazetën "Dielli" në Boston të SHBA. Ai është dalluar edhe si kritik letrar. Vepra letrare më e rëndësishme e tij është ajo me titull "Doktor gjëlpëra". Në tetor të vitit 1912 kur u shkrua kjo letër, Faik Konica ishte drejtuesi i Federatës Panshqipatre "Vatra".
-
AQSH, F. Nr. 54, Dos. 66, Dok. 123. Në original: 27 Vjesht' e II 1912. Vendi nga është dërguar u shënua sipas adresës që mbante vula e S. Kolesë, që ishte vënë në fund të letrës.
-
Aleks Stavre Drenova (Asdreni, 1872-1947). Atdhetar, poet dhe publicst i shquar i Rilindjes Shqiptare dhe i periudhës së Pavarësisë. Jetoi e punoi në emigracion, në Rumani. Mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të diasporës shqiptare në Bukuresht. Ai ka botuar librat "Rreze dielli" (1904), "Endrra e lote" (1912), "Psallme murgu" (1930) etj.
-
AQSH, F. Nr. 2, Dos. Nr. 74/1, Dok. 526. Në origjinal South Bridge, Mass., 22 Decem. 912.
-
Konferenca Ndërkombëtare e Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha (Anglisë, Francës, Gjermanisë, Ausro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë) i filloi punimet në Londër, më 17 dhjetor 1912, nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Anglisë, Eduard Grej. Në fillim Konferenca i njohu vetëm autonominë Shqipërisë. Ndërsa më 29 korrik 1913 Konferenca e Ambasadorëve vendosi që Shqipëria të njihej si shtet i pavarur, asnjanës dhe nën garancinë e Fuqive të Mëdha.
-
Për çështjen e caktimit të kufijve të shtetit shqiptar u diskutua gjatë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila i copëtoi rëndë trojet etnike shqiptare, duke lënë jashtë kufijve politikë gjithë Kosovën, Plavën, Gucinë, Shkupin, Tetovën, Kërçovën, Strugën, trevën e Çamërisë etj.
-
Mehmet bej Konica ka qenë një personalitet politik i njohur në dekadat e para të shekullit XX, që është dalluar sidomos në fushën e diplomacisë. Ka qenë pjesëtar i delegacionit të qeverisë së Vlorës që u dërgua në Londër më 1913 për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar para Konferencës së Ambasadorëve. Ka qenë gjithashtu anëtar i delegacionit të qeverisë së Durrësit në Konferencën e Paqes në Paris më 1919-1920. Në qeverinë e kryesuar nga Sulejman Delvina, që zgjodhi Kongresi i Lushnjës (1920) Mehmet Konica mbante postin e ministrit të Jashtëm.
-
Origjinali dorëshkrim shqip ruhet në arkivin familjar të mbesës së Pandeli Evangjelit, Donika Evangjeli (Stasa) në Tiranë.