Historiofestivalistika e folklorit shqiptar

Autorët

  • Prof. Dr. Ramazan H. Bogdani

Abstract

Rrugëtimi gjashtëdhjetëvjeçar i 14 Festivaleve Folklorike Kombëtare (1949 - 2009) Përcaktimi kronologjik i festivaleve: • Festivali i Parë Folklorik Kombëtar, Tiranë - 1949 • Festivali i Dytë Folkorik Kombëtar, Tiranë - 1950 • Festivali i Tretë Folkorik Kombëtar, Tiranë - 1952 • Festivali i Katërt Folkorik Kombëtar, Tiranë - 1957 • Festivali i Pestë Folkorik Kombëtar, Elbasan - 1966 • Festivali i Gjashtë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 1968 • Festivali i Shtatë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 1973 • Festivali i Tetë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 1978 • Festivali i Nëntë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 1983 • Festivali i Dhjetë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 1988 • Festivali i Njëmbëdhjetë Folkorik Kombëtar, Berat - 1995 • Festivali i Dymbëdhjetë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 2000 • Festivali i Trembëdhjetë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 2004 • Festivali i Katërmbëdhjetë Folkorik Kombëtar, Gjirokastër - 2009 Rrjedhimisht, sipas dokumentacionit, Festivali Folklorik Kombëtar (FFK) - Gjirokastër 2015, do të duhej të përcaktohej i pesëmbëdhjeti.

“Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” legjitimohet edhe përmes kronikave, reportazheve dhe filmave dokumentarë.

Ato ruhen pjesërisht në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit - Tiranë, në Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore e në faqen e internetit, You Tube. Një dokumentacion i pasur gjendet edhe në Arkivin Vetjak të Ramazan H. Bogdanit.

Sipas platformave përkatëse, Festivalet Folklorike Kombëtare në Shqipëri, janë organizuar nga shteti përmes ish-Komitetit të Kulturës dhe Artit, ose Ministrisë së Arsimit dhe në vijim nga Ministria e Kulturës. Drejtimi shkencor i festivaleve (pas të pestit, më 1966) është kryer nga ish-Instituti i Folklorit, apo Instituti i Kulturës Popullore, pranë Akademisë së Shkencave, (sot Instituti i Antropologjisë dhe Studimit të Artit – Qendra e studimeve albanologjike), si i vetmi Institucion shkencor shtetëror në Shqipëri. Festivalet janë zhvilluar me konkurrime, sipas rretheve, qarqeve ose prefekturave.
Çdo ansambël folklorik përfaqësues përbëhej nga 60 bartës, me të drejtë konkurrimi prej 30 minutash.
Juria e çdo festivali do të shpallte fituesit: Flamuri i Festivalit; Çmimi i Parë; Çmimi i Dytë dhe Çmimi i Tretë. Gjithashtu fitonin çmime edhe grupe ose individë sipas zhanreve folklorike. Gjatë zhvillimit të çdo festivali ose më pas, janë organizuar diskutime, sesione, simpoziume ose konferenca shkencore për folklorin shqiptar, tradicional dhe bashkëkohor. Botimet e shumta, posaçërisht nga Akademia e Shkencave, kanë ndriçuar begatinë e folkloristikës shqiptare, me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.
Hapësira e “Historiofestivalistikës të Folklorit Shqiptar” do të shquante edhe për zhvillimet e përtejkufijve. Të tilla kanë qenë ato në Kosovë, te shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, te shqiptarët e Turqisë si dhe te arbëreshët e Italisë.
Posaçërisht pas viteve ’90, “Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” është pasuruar ndjeshëm edhe përmes organizimeve të festivaleve folklorike kombëtare sipas fushave përbërëse. Të tilla kanë qenë: Festivali i Këngës Qytetare, i Këngëve Polifonike, i Rapsodëve Popullorë, i Sazeve Popullore, i Valleve Folklorike etj.
Në përfundim, përsa u trajtua, ndonëse për herë të parë, “Historiofestivalistika e Folklorit Shqiptar” do të përbënte event filozofik në shndritjen e kulturës sonë kombëtare.

Keywords:

festival, folklor, trojet shqiptare, konkurrime, ansambël

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2023-12-30

How to Cite

Bogdani, Prof. Dr. Ramazan H. 2023. “Historiofestivalistika E Folklorit Shqiptar”. Univers 17 (17):57-65. https://albanica.al/univers/article/view/3140.

Numër

Section

Studime

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.