Simbole të miteve dhe besimeve në doket e komunikimit etik-juridik në eposin e kreshnikëve
Abstract
Në epikën legjendare të shqiptarëve në përgjithësi e për më tepër, si më i hershëm në elementet e tij të veçanta, në Eposin e Kreshnikëve të këtij populli, në një qartësi mjaft të dallueshme, vërejmë të jenë të pranishme me shumicë mbetëza mitesh, besimesh, ritualesh, dokesh e veprimesh etiko-morale e juridike, që na vijnë nga kohë shumë të hershme.
Studiues të ndryshëm, që janë marrë me epikën legjendare shqiptare, shprehen se dukuri të kësaj natyre i kanë rrënjët që nga ilirët e arbrit e Mesjetës së Hershme.
Në këtë studim do të shqyrtojmë disa dukuri që kanë në brendi të tyre simbole mitesh e besimesh me rrënjë të lashta, që paraqiten si aforizma, si shprehje figurative në Eposin e Kreshnikëve, si: betimi, të dhënët e besës, të lëshuarit bé tjetrit (për t’u shprehur për një mendim, e vërteta për një veprim, për të bërë një punë të caktuar).
Jepen këtu dhe simbole për përshëndetje, urime, falënderime, ngushëllime, mallkime, kur këto si aforizma na shfaqen me një figuracion të veçantë e prapa tyre ka shenja të një miti a besimi të caktuar.
Duhet theksuar se këngët legjendare të shqiptarëve e, veçanërisht Eposi i Kreshnikëve dhe baladat, janë të mbushura me aforizma, shprehje figurative të asaj natyre që u përmenden më parë, si klishe, pa të cilat vargu nuk merr forcë figurative. Kështu, kanë brenda simbole mitike e të besimit që, në brendinë e veprimeve, ato janë zotëruese. Nuk janë vetëm shprehje aforizma me natyre etikomorale, si nga mirësjellja, por ato janë, mbi të gjitha, detyruese; në të kundërt, mosplotësimi, si besohej dikur në popull, ndër rapsodë, shoqërohet me dënim nga forcat e mbinatyrshme.
Beja e besa në traditën e vjetër popullore janë detyrim i mbinatyrshëm, me simbolikë të lashtë vendëse, pavarësisht nga mbishtresat nga fetë monoteiste, nga emra të hyrë në përdorim më vonë.
Beja e të përbetuarit e bën tjetrin të tregojë dhe të fshehtat me funksione të mbinatyrshme, që askujt nuk i tregohen nga rreziku i pasojave fatkeqësiprurëse.
Kur krushqit e Mujit kreshnik u prishin qetësinë Zanave në vendin e tyre ku flladiten, ato kthejnë krushqit në gurë e kuajt në kërcurë e këtë e bëjnë me forcën e tyre misterioze, tepër të fshehtë. Nusen e Mujit e marrin robinë si shërbyese në banesën e tyre. Ajo u lëshon bé Zanave që t’i tregojnë se ku e kanë atë forcë aq të madhe sa të bëjnë mrekullira:
Por nji bé jam tue u lshue!
Unë robinë ju Zana Malit,
Sa herë t’dueni gur me m’ba,
Pashi malet ku valloni!
Pashi mrizat ku pushoni!
Pashi gurrët ku ju pini!
Me m’kallzue forcën ku e kini.
Nga dukuritë që ne shqyrtuam, duke i marrë dhe në kontekstin e përgjithshëm të strukturave të rapsodive, duhet të kenë qenë disa periudha evolucioni, më e vjetra nga to është iliro-arbërore.
Keywords:
Epikë legjendare, heronj, besim, mallkim, traditaDownloads
References
-
Buda, Aleks, Eposi dhe historia jonë, Kultura pop. 1, 1984 (A.B.E.H.).
-
Çështje të folklorit shqiptar, përmbledhës studimesh nr. 2, 3, 1986, 1987 (Ç.F.SH).
-
Desnickaja, Agnja, V., Mbi lidhjet boshnjako-shqiptare në lëmin e poezisë epike, Gjurm. alb. Folkl-Etnologji”, V, 1975, Prishtinë, 1977 (D.A.- L.B.Sh.L.F.E.).
-
Epika legjendare, 1, Tiranë, IKP. ASh., 1966 (E.L. 1966, ....).
-
Epika legjendare, 2, Tiranë, IKP. ASh., 1983 (E.L. 1983, ....).
-
Fetiu, Sadri, Balada popullore shqiptare, Prishtinë, IKP, 2000 (S.F.B.P.Sh, 2000).
-
Haxhihasani, Qemal, Vështrimi kritik i disa koncepteve antishkencore rreth epikës sonë heroike legjendare, Tiranë, Kult. popullore, IKP. ASh, 2, 1983 (Q.H.V.K. 1983).
-
Haxhihasani, Qemal, Këngë popullore legjendare, Tiranë, Instituti i Shkencave, 1955 (Q.K.H.P.L. 1955).
-
Gjergji, Andromaqi, Etnosi ynë në epikën heroike legjendare, Kult. popullore, IKP. ASh, 2, 1983 (A.Gj. E.E.H.L. 1983).
-
Krasniqi, Mark, Aspekte mitologjike, besime e besëtytni, Prishtinë, “Rilindja”, 1997 (K.M.-A.M., 1997).
-
Lamberc, Maksimilian., Epika popullore shqiptare, “Çështje të folklorit shqiptar”, 6, 1998, f. 4-95 (M.L. E.P.Sh., Ç.F.Sh, 6, 1998, f....).
-
Neziri, Zymer., Studime për folklorin, I, Prishtinë, IAP, 2006 (Z.N. S.F. I, 2006).
-
Neziri, Zymer., Studime për folklorin, II, Prishtinë, IAP, 2008 (Z.N. S.F. II, 2006).
-
Neziri, Zymer., Epika legjendare e Rugovës, Prishtinë, IAP, 2009 (Z.N.E.L. R., 2009).
-
Sinani, Shaban., Mitologji në Eposin e Kreshnikëve, Tiranë, Star, 2000 (ShS.M.E.K., 2000).
-
Skëndi, Stavro., Poezia epike gojore e Shqiptarëve dhe Sllavëve të Jugut, Tiranë, IDK, 2008 (S.S.P.E.G.Sh., T. 2008).
-
Shala, Demush., Këngë popullore legjendare, Prishtinë, IAP, 1972 (D.Sh.K.P.L, 1972).
-
Tirta, Mark., Shtresime mitologjike në epikën legjendare, Kultura Popullore, Tiranë, 2, 1983 dhe Ç. F. Shq, 3, 1987 (M.T.Sh.M.E.L., 1987, ...).
-
Tirta, Mark., Mitologjia ndër Shqiptarë, Tiranë, IKP. ASh, 2004 (M.T.M.N.Sh., 2004, ...).
-
Uçi, Alfred., Epika heroike dhe vendi i saj në folklorin shqiptar, Kultura Popullore, 2, 1982 (A.U.E.H.F.Sh.K.P. 2, 1982, ...).
-
Visaret e Kombit nga Bernardi Palaj e Denat Kurti, vëll.II, Tiranë, Nikaj, 1937 (V.K., 1937, ....), (V.K., 2007, ...).