Vështrim në disa probleme të filozofisë Islame
Abstract
Tradita filozofike në Islam fillon pas shekullit II Hixhrij/shekullit VIII të erës sonë. Ky angazhim intelektual e ka origjinën në Kuran, Hadith dhe në periudhën pas profetike, duke u reflektuar fillimisht në përkthimin e veprave që i përkisnin shkencave ekzakte, mjekësisë dhe astronomisë. Më pas kjo vazhdoi me përkthimin e veprave filozofike dhe disa pak prej letërsisë, historisë dhe traditave të Greqisë, Egjiptit, Asirisë, Persisë etj. E gjithë kjo u pasua nga veprimtaria origjinale e dijetarëve myslimanë. Ndër të parët e njohur myslimanë është El-Kindiu. Edhe pse me intensitet të zvogëluar, filozofë të tjerë e vazhduan këtë veprimtari deri në ditët tona.
Gjatë kësaj veprimtarie ndeshim disa probleme thelbësore: Cili është rezultati i veprimtarisë filozofike të myslimanëve gjatë dymbëdhjetë shekujve të fundit? A mos vallë myslimanët thjesht kanë përsëritur atë që kishin thënë filozofët e mëparshëm? A konsiston roli i myslimanëve në historinë e filozofisë vetëm në një ndërmjetësim mes filozofisë klasike greke dhe asaj të re evropiane? Mos ka përfunduar filozofia islame me Ibn Sinain, El-Gazaliun, Ibn Rushdin etj., domethënë a nuk ka sjellë askush mendim origjinal pas tyre?
Filozofia, edhe pse sipas disa rrymave myslimane konsiderohet si një trup i huaj, në historinë islame paraqitet si një pjesë përbërëse e shkencave islame, të cilat u zhvilluan mes myslimanëve ose u përvetësuan nga jomyslimanët dhe vazhduan të zhvillohen e të kultivohen në mënyrë origjinale. Filozofët myslimanë janë shembulli më i mirë se dijetarët myslimanë jo vetëm që kanë përvetësuar dhe integruar, por edhe kanë krijuar dhe prodhuar.
Nga të gjitha shkencat kulturore islame, filozofia ka pësuar një trajtim të pafavorshëm: ndaj saj janë fabrikuar paragjykime dhe janë përhapur shumë të pavërteta. Por, nëse pranojmë se filozofia është një term shumëkuptimësh dhe se sot asnjë sistem arsimor nuk mund të ekzistojë pa një lloj mësimi filozofik, atëherë është e qartë se neglizhimi i studimit filozofik do të ketë pasoja. Gjithashtu, “felsefe” nuk është vetëm një filozofi autentike më vete, por ajo ekziston edhe në shumë shkenca të tjera islame si shkenca e tefsirit, hadithit, kelami, usuli-fikhu dhe tesavvufi, si dhe, natyrisht, në shkencat natyrore dhe matematikore, të gjitha të rrënjosura në Kuran, burim i urtësisë.
Këtu nuk mbrohen qëndrime ekstreme që nuk kanë asgjë të përbashkët me filozofinë islame dhe me vetë Islamin, por mbrohet filozofia si e tillë, sepse ajo nuk është fajtore dhe nuk mban përgjegjësi për veprimtarinë shkatërruese të disa filozofëve, ashtu siç nuk mund të fajësohet Kurani për qëndrimet abuzuese të disa filozofëve ndaj tij.
Është e qartë se shumica e filozofisë perëndimore është e përshkuar nga mosbesimi, por ndalimi i saj nuk do të sjellë efekte pozitive. Për këtë arsye, ajo që nevojitet nuk është ndalimi, por një rishpërkufizim i filozofisë perëndimore nga këndvështrimi islam dhe studimi i saj duhet të kryhet në kuadër të traditës së plotë intelektuale islame.
Myslimanët morën shumë çështje filozofike nga filozofia klasike, por nga ajo formë origjinale ka mbetur vetëm emri; përmbajtja është ndryshuar thellësisht.
Është një mendim i përgjithshëm se çështjet e ndikimit të ndërsjellë midis filozofisë antike greke dhe asaj islame, huazimit dhe origjinalitetit, nuk janë sqaruar sa duhet. Kërkimet vazhdojnë të kryhen nga individë ose në mënyrë të pasistematizuar, ende të ngarkuara nga e kaluara dhe, për fat të keq, edhe nga realiteti i ashpër i fillimit të mijëvjeçarit të tretë. Megjithatë, ka vend për shpresë, sepse disa individë dhe institucione herë pas here ofrojnë rezultate mbresëlënëse.
Keywords:
Filozofia Islame, Përkthimi i veprave, Trashëgimia Greke, Origjinaliteti Intelektual, Tradita Intelektuale IslameDownloads
References
-
Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002.
-
Ebu Hamid El-Gazali, Ihjau ulumid-din (Ripërtëritja e dijeve islame) libri I, Sarajevë, 2004.
-
Ebu Hamid El-Gazali, Ihjau ulumid-din ((Ripërtëritja e dijeve islame), libri I, Sarajevë, 2004.
-
Es-Sujuti, Dzelaluddin, Povijest halifa (Historia e kalifit), Sarajevë, 2003.
-
Grup autorësh, Arapsko-islamski uticaj na evropsku renesansu (Ndikimi arabo-islam në renesancën europiane), Sarajevë, 1987.
-
Henry Corbin, Historia e filozofisë islame, I-II, Shkup, 1997.
-
Ibrahim Dzananovic, Idztihad u prva cetiri stoljeca islama (Ixhtihadi në katër shekujt e parë të Islamit), Sarajevë, 1986.
-
Imam Ali, Nahjul Balagha, Sermons, Letters and Sayings of Imam Ali (Hytbe, letra dhe thënie të imam Aliut), Qum, Iran, pa vit botimi.
-
Imam El-Gazalij, EI-Munkidhu mine'd-dalal (Shpëtuesi nga humbja), pa vend dhe vit botimi.
-
M. M. Sharif, Historija Islamske Filozofije (Historia e filozofisë islame), I, Zagreb, 1988.
-
M. M. Sharif, Historija islamske filozofije (Historia e filozofisë islame), I-II, Zagreb, 1988.
-
Nexhat Ibrahimi, Aspekte të kontributit të Sami Frashërit në islamologji, Referat i lexuar te: Konferenca shkencore "Shemseddin Sami Frashëri - 100 vjet pas", 19-20 Nëntor 2004, Shkup, dorëshkrim.
-
Rozhe Garodi, Islami dhe Kultura, Sarajevë, 1990.
-
S. H. Nasr, Tri muslimanska mudraca (Tre dijetarë muslimanë), Sarajevë, 1991.
-
Sami Frashëri, Qytetërimi islam, Shkup, 2002.
-
Seyyed Hossein Nasr, Tradicionalni islam u modernom svijetu (Islami tradicional në botën moderne), Sarajevë, 1994.
-
Xhemil Saliba, El- Mu'xhem'ul-felsefij (Fjalori i filozofisë), I-II, Bejrut, 1414 h. /1994.
-
Vetëm njeriut i është dhënë aftësia t'i përdorë emrat e gjërave dhe dijen; këtë dhuratë nuk e posedonin as engjëjt. Kurani, Surja Bekare, ajeti 31, 32 dhe 269. Krahaso edhe: M. M. Sharif, Historija Islamske Filozofije (Historia e filozofisë islame), I, Zagreb, 1988.
-
El-Ehwani pohon së "Arabët në shekullin I hixhrij nuk janë marrë me përkthimin e filozofisë, sepse kujdesi i tyre. ... qe përqendruar vetëm në përkthimin e shkencës." Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002.
-
Ndonëse Kurani esencialisht është libër religjioz e jo filozofik, "ai merret me problemet të cilat janë të përbashkëta për religjionin dhe filozofinë. Që të dyja kanë të thonë diçka mbi problemet të cilat u përkasin kuptimeve: çfarë janë Zoti, bota, shpirti individual....". M. M. Sharif, Historija Islamske Filozofije (Historia e filozofisë islame), I, Zagreb, 1988. Shih ndonjë nga përkthimet e Kuranit në gjuhën shqipe dhe numrin e ajeteve që flasin për mësimin, meditimin etj. Muhamedi (a.s.) thotë: "Dijetarët janë trashëgimtarë të ferrëfyesve." Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn maxhe, sipas: Ebu Hamid El-Gazali, Ihjau ulumid-din, knjiga 1, Sarajevë, 2004. "Urtësia shton respektin për të respektuarin, kurse robin e ngre në shkallë më të larta, deri te shkalla e mbretit." Sipas: Ebu Hamid El-Gazali.
-
Es-Sujuti, Dzelaluddin, Povijest halifa, Sarajevë, 2003; Ibrahim Dzallanovic, Idztihad u prva cetiri stoljeca islama ( Ixhtihadi në katër shekujt e parë të islamit), Sarajevë, 1986. Shih, gjithashtu: Imam Ali, Nahjul Balagha (Hutbet, letrat dhe thëniet e Imam Aliut), Qum, Iran, pa vit botimi.
-
Ebu Hamid El-Gazali.
-
Ahmed Fuad EI-Ehëani.
-
Henry Corbin, Historia e filozofisë islame, I-II, Shkup, 1997. EI-Ehëani. M. M. Sharif, Historija islamske filozofije, I-II, Zagreb, 1988.
-
"Opinioni shkencor njeh disa ndërmarrje serioze në fushën e filozofisë islame: M. M. Sharif, Historija islamske filozofije (Historia e filozofisë islame) I-11, Zagreb, 1988; Xhemil Saliba, Mu'xhem'ul-felsefij, I-II, Bejrut, 1414 h. /1994 etj. Në gjuhën shqipe, shih: Sami Frashëri, Qytetërimi islam, Shkup, 2002; Nexhat Ibrahimi, Aspekte të kontributit të Sami Frasherit në islamologji. (Referat i lexuar te: Konferenca shkencore "Shemseddin Sami Frashëri - 100 vjet pas", 19-20 Nëntor 2004, Shkup) etj.
-
Grup autorësh, Arapsko-islamski uticaj na evropsku renesansu (Ndikimi i qytetërimi arobo-islam në Rilindjen Europiane), Sarajevë, 1987. Rozhe Garodi, Islami dhe Kultura, Sarajevë, 1990.
-
Më aktivët dhe më të zëshmit në kundërshtimin e filozofisë, kelamit dhe racionalizmit - përgjithësisht janë tradicionalizmi dhe, veçanërisht hanbelistët dhe pasuesit e tyre.
-
Seyyed Hossein Nasr, Tradicionalni islam u modernon svijetu (Islami tradicional në botën moderne), Sarajevë, 1994.
-
Po aty.
-
Po aty.
-
Imam El-Gazalij, El-Munkidhu min'ed-dalal (Shpëtuesi nga humbja), pa vend dhe vit botimi.
-
Shihabuddin Umer Suhraverdi u lind në Suhraverd, afër Zenxhanit më 539- 1145 h. dhe vdiq në Bagdad më 632-1234. Dallohet si kundërshtar i peripatetizmit, krahas esh'arizmit etj. Shih gjerësisht: Henry Corbin dhe S. H. Nasr, Tri muslimanska mudraca, Sarajevë, 1991.
-
Hadi Sabzavari u lind më 1212-1259 h. / 1797-1878. Sipas: Henry Corbin.
-
P.sh. Aristoteli çështjen e kategorive e shqyrton në suaza të logjikës. Ibn Sina, po ashtu, kategoritë i vendos në Mantik'ush-Shifa (Logjika e shërimit) dhe Mantik'un-Nexhat (Logjika e shpëtimit). Ndërkaq, te filozofët e mëvonshëm islamě gradualisht, gjithnjë e më shumë trajtohet çështja e kategorive si problem filozofik. Shih gjerësisht: http://www.ibn-sina.net/txt/ tekstovi.asp?tekst_id=23.
-
Mir Damadi vdiq më 1040 h. / 1631, filozof shi'it, i njohur si peripatetik. Gjerësisht: Henry Corbin.
-
Sipas: http://www.ibn-sina.net/txt/tekstovi.asp?tekst_id=23.

http://www.ibn-sina.net/txt/tekstovi.asp?tekst id=23.

"http://www.ibn-sina.net/txt/tekstovi.asp?tekst_id=23
Më aktivët dhe më të zëshmit në kundërshtimin e filozofisë, kelamit dhe racionalizmit - përgjithësisht janë tradicionalizmi dhe, veçanërisht hanbelistët dhe pasuesit e tyre.
Seyyed Hossein Nasr, Tradicionalni islam u modernon svijetu (Islami tradicional në botën moderne), Sarajevë, 1994.
Po aty.
Po aty.
Imam El-Gazalij, El-Munkidhu min'ed-dalal (Shpëtuesi nga humbja), pa vend dhe vit botimi.
Shihabuddin Umer Suhraverdi u lind në Suhraverd, afër Zenxhanit më 539- 1145 h. dhe vdiq në Bagdad më 632-1234. Dallohet si kundërshtar i peripatetizmit, krahas esh'arizmit etj. Shih gjerësisht: Henry Corbin dhe S. H. Nasr, Tri muslimanska mudraca, Sarajevë, 1991.
Hadi Sabzavari u lind më 1212-1259 h. / 1797-1878. Sipas: Henry Corbin.
http://www.ibn-sina.net/txt/tekstovi.asp?tekst_id=23
http://www.ibn-sina.net/txt/tekstovi.asp?tekst_id=23
P.sh. Aristoteli çështjen e kategorive e shqyrton në suaza të logjikës. Ibn Sina, po ashtu, kategoritë i vendos në Mantik'ush-Shifa (Logjika e shërimit) dhe Mantik'un-Nexhat (Logjika e shpëtimit). Ndërkaq, te filozofët e mëvonshëm islamě gradualisht, gjithnjë e më shumë trajtohet çështja e kategorive si problem filozofik. Shih gjerësisht: http://www.ibn-sina.net/txt/ tekstovi.asp?tekst_id=23.
Sipas: http://www.ibn-sina.net/txt/tekstovi.asp?tekst_id=23