Qasja në dokumente arkivore të ruajtura në arkivin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Abstract
Arkivi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit është një arkiv i ri, i cili është krijuar me ligjin nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Fondi arkivor i AIDSSH-së përmban dokumentacion të krijuar nga ish sigurimi i shtetit për periudhën 1944-1991, i cili ruhej dhe administrohej në: Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin Informativ Shtetëror, Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave, etj.
Arkivi mbledh, ruan, administron arkivon të gjitha dokumentet, kopjet dhe dublikatat e mbledhura, dhe përdor dokumentet në përputhje me dispozitat e ligjit 45/2015, rregulloren e Autoritetit dhe legjislacionin në fuqi për arkivat. Fondet arkivore gjenden të përpunuara sipas standardit ISAD (G), në nivel fondi, viti, strukture dhe dosje dhe dokumentet kanë nivele të ndryshme klasifikimi, tepër sekret, sekret, konfidencial, dhe të paklasifikuara. Qasja në këto dokumente bëhet e mundur nëpërmjet shfrytëzimit të mjeteve të evidentimit dhe kërkimit arkivor si: inventarët e dosjeve, regjistrat, kartelat, katalogë etj., duke mundësuar dhënien e informacionit kërkesave të qytetarëve, institucioneve, kërkuesve shkencorë dhe medias. Ky studim synon të sjellë eksperiencën e punës së institucionit për vënien në dispozicion të dokumenteve arkivore, duke kaluar ndërmjet udhëkryqit të përcaktuar nga katër ligje: Ligjin 45/2015, datë 30.04.2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ishsigurimit të shtetit të RPSSH”; Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”; Ligji Nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe Ligjin nr. 8457, datë 11.02.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror.”
Downloads
References
-
Ligji nr. 45/2015: “Për të drejtën e informimit mbi dosjet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
-
Për më shumë informacion shih: Platforma e Sigurimit të Shtetit, Ministria ePunëve të Brendshme, Tiranë 1958.
-
Statistikat dhe shifrat e paraqitura në këtë studim janënxjerrë nga inventarët e kryer nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit gjatë marrjes në dorëzim tëdokumentacionit të hartuar nga ish-Sigurimi i Shtetit nga dy arkivat kryesorë, ku ndodhet i arkivuar ky dokumentacion: Arkivi i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
-
Po aty.
-
Po aty, fq. 3.
-
Gjatë ushtrimit të veprimtarisë Sigurimi i Shtetit hapte dy lloj regjistrash: regjistrin e agjenturës dhe regjistrin e dosjeve të arkivuara të agjenturës. Në regjistrin e agjenturës, i cili mbahej nga sektori i evidencës agjenturalo-operative, regjistroheshin bashkëpunëtorët e gjithë kategorive të organeve të sigurimit të shtetit. Ndërsa, në regjistrin e dosjeve të arkivuara të agjenturës, i cili mbahej vetëm nga sektori i evidencës agjenturiale-operative në Ministri, regjistroheshin të gjitha dosjet e arkivuara në shkallë Republike (para vitit 1966) dhe dosjet që arkivoheshin në vazhdim nga degët operative të Ministrisë dhe Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë. (Shiko: Rregullore e evidencës agjenturalo-operative të Organeve të Punëve të Brendshme, botim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë 1977).
-
Rregullore mbi evidencën agjenturiale-operative të organeve të Punëve të Brendshme, Nr.01- 32 Datë 20.10.1977, Fondi MPB.