Historiku i zhvillimit të arkivave në Kosovë nën regjimet represive

Autorët

  • MA Hysen Azemi

Abstract

Arkivat përbëjnë kujtesën e kombeve dhe shoqërive; ato përbëjnë bazën e identitetit të tyre dhe janë një element thelbësor i informimit të shoqërisë. Duke dëshmuar për aktivitetet e kryera dhe për vendimet e marra, ato në të njëjtën kohë sigurojnë vazhdimësinë e organizmave si dhe justifikim e të drejtave të tyre, qoftë individuale apo shtetërore. Pasi që arkivat garantojnë qasjen e qytetarëve në informata administrative dhe në të drejtën e popujve për ta njohur historinë e tyre, ato janë qenësore në ushtrimin e demokracisë, në marrjen e përgjegjësive nga pushteti publik dhe qeverisje më të mirë. Arkivistika përfaqëson një fushë të veprimtarisë shoqërore dhe përfshin problemet teorike dhe praktike që kanë të bëjnë me administrimin e dokumenteve të llojeve të ndryshme. Veprimtaria e arkivit është pranimi, ruajtja, rregullimi dhe përpunimi, hartimi i mjeteve informative shkencore, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe publikimi i dokumenteve të cilat gjenden në fondet dhe koleksionet arkivore.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-17

How to Cite

Azemi, H. (2023). Historiku i zhvillimit të arkivave në Kosovë nën regjimet represive. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 73–82. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/774