Mbrojtja e lëndës arkivore në depot e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë
Abstract
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, i incizuar ose i krijuar në formë tjetër. Arkivat përbëjnë pjesën themelore dhe të pazëvendësueshme të pasurisë kulturore, historike, përkatësisht thesarin kulturor të një populli, treve ose të një
vendi. Arkivat në tërë botën, por edhe në Maqedoni, janë institucione publike. Aktivitetet, detyrat dhe obligimet të cilat realizohen në pajtim me legjislacionin arkivor (Ligjin për material arkivor, rregulloreve dhe udhëzimeve) janë të definuara në rregulloren për organizim të brendshëm dhe punë. Dispozitat në këtë rregullore janë sjellë duke u bazuar në aktet relative ligjore e nënligjore për material arkivor. Qëllimi kryesor i çdo arkivi është grumbullimi, ruajtja dhe dhënia për shfrytëzim e materialit arkivor për punë hulumtuese – shkencore, profesionale, arsimore – edukative dhe për nevojat e tjera me interes publik, organet shtetërore, institucionet dhe organizatat si dhe bashkësitë tjera për qytetarët. Detyrat dhe obligimet e arkivave si institucione janë të shumëfishta. Mirëpo, veprimtaria kryesore e tyre është: mbrojtja e lëndës arkivore në arkiv dhe jashtë arkivit (te poseduesi, përkatësisht krijuesi i lëndës arkivore); pranimi, vendosja dhe ruajtja e lëndës arkivore; rregullimi dhe përpunimi i lëndës arkivore; informimi për fondet dhe lëndën arkivore nga kompetencat e arkivit; krijimi i kushteve për shfrytëzimin e lëndës arkivore; publikimi
i lëndës arkivore, mjeteve informative për lëndën arkivore dhe publikimeve tjera, me të cilat lehtësohet shfrytëzimi i lëndës arkivore; ekspozimi i lëndës arkivore, organizimi i ligjëratave; hulumtimi dhe kopjimi i lëndës arkivore në vend dhe jashtë vendit me qëllim të kompletimit të fondeve në arkiv; sigurimi i mbrojtjes teknike të lëndës arkivore. Parim themelor i ASHRM-së, përkatësisht i sektorit për mbrojtje dhe ruajtje të materialit arkivor, duke u mbështetur në politikat ligjdhënëse është: materiali arkivor është i mbrojtur me ligj pa marrë parasysh se ku gjendet dhe pronë e kujt është; atë askush nuk guxon ta dëmtojë, shkatërrojë, huazojë ose të cenojë tërësinë e tij në çdo formë tjetër; çdo posedues i lëndës arkivore është i obliguar që të sigurojë kushtet e mbrojtjes dhe ruajtjes. Lënda arkivore në tërësi nuk mund të tjetërsohet, asgjësohet dhe të keqpërdoret, sepse dënohet me ligj.
Downloads
References
-
Закон за архивски материјал, бр. 95/2012
-
Jusuf Osmani dhe Gazmend Berisha, Mbrojtja dhe ruajtja e lëndës arkivore, Prishtinë,2007,fq.95
-
Правилник за заштита на архивската граѓа во државниот архив на Република Македонија, бр. 869/1, 2006
-
Jusuf Osmani dhe Gazmend Berisha: Mbrojtja dhe ruajtja e lëndës arkivore, Prishtinë, 2007, fq. 98.
-
Правилник за заштита на архивската граѓа во државниот архив на Република Македонија, бр. 869/1, 2006
-
Закон за архивски материјал, бр. 95/2012.
-
Po aty.
-
Правилник за заштита на архивската граѓа во државниот архив на Република Македонија, бр. 869/1, 2006
-
Po aty
-
Ndriçues elektrik .
-
Ndriçuesi, në vend të fijeve të telit, ka të vendosura fije leshi.
-
Правилник за заштита на архивската граѓа во државниот архив на Република Македонија, бр. 869/1, 2006
-
Mjet për matje të temperaturës.
-
Mjet për matjen e lagështisë.
-
Правилник за заштита на архивската граѓа во државниот архив на Република Македонија, бр. 869/1, 2006
-
Po aty
-
Ligji nr. 4