Lënda arkivore përmes mjeteve të kërkimit: përgatitja e instrumenta studiorum si formë evidentimi, shërbimi dhe përmbushjeje e detyrimeve ligjore të arkivave. Rasti i Arkivit Qendror Shtetëror.
Abstrakti
“E shkuara është prologu”. Me këto fjalë fillon një nga artikujt e konsideruar klasikë në lëmin e shkencës arkivore, me autor Terry Cook1. Parë me syrin e shek. XXI, puna arkivore e shekujve të mëparshëm është vetëm një parathënie e epokës së re të arkivave të numerizuar. Megjithatë, guri i themelit në organizimin e punës arkivore mbetet, gjithmonë, gjithçka e bërë nga një çast fillestar në të shkuarën, deri sot. Brenda po kësaj logjike, puna arkivore në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë mbetet, ngahera, e varur dhe e “vulosur” prej punës së kryer më parë, që nga themelimi i institucionit, deri sot. Në artikullin e mësipërm, Cook citon Barbara Craig, pedagoge e arkivistikës, e cila thotë: “[...] kur nuk ekziston e shkuara dhe mungon arsyeja për të parë me krenari të shkuarën, atëherë nuk ka as të ardhme, as shpresë”. Në vijim të po këtij shqetësimi profesional, në këtë artikull do të trajtojmë problemin e instrumenta studiorum, ose, siç e përdorim tashmë në metodat e punës apo në aktet nënligjore në shqip, aparatit tekniko-shkencor. Do të përpiqemi të ndërtojmë një historik të përgjithshëm të punës me aparatin tekniko-shkencor të AQSh, një vlerësim për punën e kryer në ndërtimin e këtij aparati, si dhe do të sugjerojmë disa shtesa apo ndryshime, të cilat i konsiderojmë të domosdoshme për funksionimin e plotë të AQSh dhe zbatimin e detyrimeve ligjore.
Shkarkimet
References
-
Terry Cook, “What is past is prologue: a history of archival ideas since 1898, and the future paradigm shift.” Archivaria 43 (1997), fq. 17-63.
-
AQSh, F. 507, V. 1949, D. 1.
-
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 479, dt. 18.VI.1951 “Mbi krijimin dhe organizimin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Arkivit Shtetit”. AQSh, F. 507, V. 1951, D. 1, fl. 1, 2.
-
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 210, dt. 31.V.1955, AQSh, F. 507, V. 1955, D. 1.
-
Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 30, dt. 24.I.1963, AQSh, F. 507, V. 1963, D. 7.
-
Mihallaq Pela, Praktika arkivore në Shqipëri, Tiranë 2003.
-
Eleni Duka, “Studim mbi mangësitë e konstatuara në përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve dhe rrugët për ndreqjen e tyre”, AQSh, F. 507, V. 1985, D. 37, fl. 4-13.
-
Nevila Nika, “Relacion mbi gjendjen e skedave emërore dhe rrugët e përmirësimit të mëtejshme të tyre”, AQSh, F. 507, V. 1993, D. 12.
-
Angelika Menne-Haritz, “Acces – The reformulatin of an archival paradigm”, në Archival Science 1 (2001), 57-82.