Tradita muzeale-arkivore në Shqipëri, ruajtja dhe evidentimi i saj: modeli i arkivit të kulturës materiale në institutin e antropologjisë kulturore

Autorët

  • MA Vilma Nallbani Qendra e Studimeve Albanologjike

Abstract

E dokumentuar gjerësisht, kultura popullore kombëtare përbën një pasuri të madhe e të pazëvendësueshme. Studiuesit shqiptarë, gjurmuan, mblodhën dhe vunë në qarkullim shkencor materiale te reja të panjohura më parë. Ashtu si historia, arkeologjia dhe gjuhësia, edhe etnografia, duke u mbështetur edhe në të dhënat e këtyre shkencave, bënë të mundur të gjurmohen dukuritë e hershme kulturore të cilat dëshmojnë për historinë e formimit të kulturës popullore shqiptare. Me punën e tyre shumëvjeçare ato kontribuuan për të gjurmuar, mbledhur e grumbulluar,si edhe për të studiuar, zhvillimin kulturor të popullit shqiptar. Megjithëse me mjete e mundësi ende te pakta në vitin 1947 u krijua sektori për studime etnografike (Sektori i Etnografisë) pranë Institutit të Shkencave, dhe në vitin 1948 u krijua i pari muze arkeologjik dhe etnografik. Para kësaj periudhe të parët koleksionistë kanë qenë një grup priftërinjsh françeskanë që grumbulluan rreth 300 objekte, por kjo qe një nismë private e tyre. Detyra kryesore e këtij sektori ishte mbledhja sistematike dhe studimi gradual i traditave të kulturës kombëtare shqiptare. Në këtë kohë filloi në mënyrë institucionale të zhvillohej shkenca etnografike dhe paralelisht me të filloi puna për krijimin e arkivave të kulturës materiale. Fondet e tyre erdhën duke u rritur në sajë të ekspeditave në të gjitha krahinat e vendit. Veprimtaria e zhvilluar në këtë periudhë karakterizohej nga krijimi i koleksioneve muzeale duke blerë materiale në terren. Njëkohësisht bëhej edhe plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm për këto materiale, pra regjistrimi nëpër inventarë, skeda e kartela, fotografimi, përshkrimi shkencor i tij dhe që më pas u pasqyruan në botime të ndryshme.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Andromaqi Gjergji, “Në ekspedita me Rrok Zojzin”, Kultura popullore, Nr. 1-2, Tiranë, 1995, fq. 19-21.

  2. Zija Shkodra, Esnafët Shqiptarë (shek. XV-XX), Tiranë, 1973, fq. 58.

  3. Riza Drishti, “Punimi i armëve të zjarrit nga shqiptarët në shekujt XVII-XIX”, Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Tiranë, Shtypshkronja e re, 1977, fq. 358.

  4. Riza Drishti, Armët dhe armëtarët shqiptarë, Tiranë, 1976, fq. 118.

  5. Riza Drishti, po aty.

  6. Riza Drishti, po aty.

  7. Riza Drishti, Armët dhe armëtarët shqiptarë, Tiranë, 1976, fq. 140.

Downloads

Published

2022-01-18

How to Cite

Nallbani, V. . (2022). Tradita muzeale-arkivore në Shqipëri, ruajtja dhe evidentimi i saj: modeli i arkivit të kulturës materiale në institutin e antropologjisë kulturore. Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 78–83. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/278