Fjalë përshëndetëse

Autorët

  • MA Ramë Manaj

Abstract

I nderuar Kryetar i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu,
I nderuar Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup- Maqedoni e Veriut, z. Skënder Asani,
I nderuar Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, z. Ardit Bido,
I nderuar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Shkëlqesia juaj z. Fatos Reka,
I nderuar Ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut, Shkëlqesia e juaj z. Gjergj Dedaj,
Të nderuar pjesëmarrës,
Auditorium i nderuar,
Para pak më shumë se tri vitesh, duke biseduar me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, të nderuarin Ardit Bido, lidhur me shtrirjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve Arkivore të Shqipërisë e Kosovës, gjegjësisht në mes të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në mes të disa ideve tjera doli organizimi i një Konference arkivore me synimin dhe dëshirën të jetë mbarëkombëtare. Asokohe, me gjithë dëshirën e padiskutueshme, në mendjen time kisha pak skepticizëm. Mirëpo, përkundër kësaj, qysh atë vit (2017), në Tiranë organizuam dhe mbajtëm Konferencën e parë, kurse vjet, vitin pasues, në Prishtinë organizuam dhe mbajtëm edhe Konferencën e dytë. Le të theksoj mes rreshtash se më vjen shumë mirë që skepticizmi im doli të ishte i paarsyeshëm.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2023-05-17

How to Cite

Manaj, R. (2023). Fjalë përshëndetëse. Arkivat Shqiptare, 55(1-2), 9–12. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/767