Shkollat fillore publike katërvjeçare (sibjan dhe ibtidai mektebet) në trevën e Krajës sipas dokumenteve të arkivit osman të shtetit – Stamboll
fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX
Abstract
Ky punim objekt studimi ka trajtimin e dokumentimeve të shkollave fillore publike (mektebeve) në trevën e Krajës (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX) duke iu referuar dokumenteve të Arkivit Osman të Shtetit - Stamboll (BOA) të cilin kemi arritur ta hulumtojmë. Këto dosje na japin të dhëna për shkollat fillore publike (mektebeve), për emërimin e mësimdhënësve, për dhënien e pagave, për hierarkinë e tyre etj. Njëherësh, kuptojmë se disa shkolla fillore kanë ruajtur emrin e vjetër “Sibjan”, disa të tjera, pas reformës, emrin e ri “Ibtidai”. Duke dashur që njohuritë tona rreth këtyre shkollave të pasurohen edhe më tepër, jemi përpjekur që të japim informacion shtesë edhe nga arkivat e xhamive Skje dhe Muriq të Poshtëm të trevës së Krajës, të mbetura deri më sot, edhe nga ditari personal i punës i inspektorit për arsim në Vilajetin e Shkodrës, Daut Boriçi (1870-1877).



