Emërvendet dhe ndarja administrative e Vilajeteve Shqiptare
Abstract
Dihet mirëfilli se trojet tona kanë një histori të gjatë dhe të pasur me toponime që shprehin autoktoninë dhe rrënjët tona të hershme në këto hapësira, por edhe aso të shtresuara nga ndikime të ndryshme të qytetë-rimeve të cilave u kemi takuar dhe për të cilat kemi kontribuuar. Megjithatë, një pjesë e këtyre emërvendeve ka ardhur deri në ditët e sotme, në trajta të tjera gjuhësore - kundruall shqipes, edhe si pasojë e sundimeve të huaja që kanë mbizotëruar në trevat tona përgjatë shekujve e moteve. Prandaj, të gjithë emrat gjeografikë në hapësirat tona dëshmojnë dhe janë të lidhur me historinë dhe të kaluarën tonë, e cila histori dhe e kaluar nuk mund të njihen dhe nuk mund të studiohen ndryshe pa i njohur, në rend të parë, emërvendet, etimologjinë e tyre, ndarjen administrative dhe statusin e tyre nëpër kohë.



