SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK

Autor/innen

  • Behar Hoxhaj

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v14i33-34.6775

Abstract

Ky artikull analizon statusin e gjuhës shqipe nën ndikimin e globalizimit brenda-etnik dhe ndëretnik, si pjesë e proceseve më të gjera të globalizimit botëror. Në këtë kuadër, shqipja përballet me dy sfida kryesore: (1) trysnia nga huazimet leksikore prej gjuhëve të huaja; dhe (2) globalizimi brenda-etnik, që lidhet me zhvendosjen dhe përzierjen e komuniteteve shqipfolëse në zona të ndryshme gjeografike dhe kulturore. Pas viteve 1990, me ndryshimet politike, shoqërore dhe ekonomike, ndikimi mbi zhvillimin e shqipes është bërë më i dukshëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe enklava të tjera shqiptare. Nga një realitet i mbyllur dhe i centralizuar, siç ishte Shqipëria para viteve ’90, shoqëria kaloi drejt një hapjeje që solli afrimin e individëve dhe komuniteteve shqiptare përmes migrimit dhe komunikimit më të shpejtë. Këto lëvizje kanë ndikuar në përdorimin e shqipes - në standardin e saj, në kontaktin me dialektet, si dhe në prirjen për të marrë elemente nga gjuhë të tjera. Studimi shqyrton mënyrën se si këto ndikime po e transformojnë përdorimin publik të shqipes dhe rolin e saj si gjuhë kombëtare, duke theksuar sfidat bashkëkohore për ruajtjen dhe përshtatjen e saj.

Schlagworte:

gjuha shqipe, globalizim brendaetnik, globalizim ndëretnik

Downloads

Keine Nutzungsdaten vorhanden.

Autor/innen-Biografie

Behar Hoxhaj

Universiteti i Tiranës 

 

Literaturhinweise

  1. Doka, A. (2022). Shqipja standarde mes jakobinizmit dhe liberalizmit gjuhësor. Në R. Ismajli (Red.), Shqipja standarde sot – Konferencë shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Prishtinë: ASHAK.

  2. Graffi, G., & Scalise, S. (2002). Le lingue e il linguaggio – Introduzione alla linguistica. Bologna: Il Mulino.

  3. Ismajli, R. (2022). Gjuha shqipe sot. Në R. Ismajli (Red.), Shqipja standarde sot – Konferencë shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Prishtinë: ASHAK.

  4. Likaj, E. (2022). Gjuha standarde dhe realitete gjuhësore. Në R. Ismajli (Red.), Shqipja standarde sot – Konferencë shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Prishtinë: ASHAK.

  5. Mekaj, G. (2020). Kosova gjatë viteve 1989–1999 (Pjesa e parë). Marrë nga https://www.botasot.info/kultura/1365726/kosova-gjate-viteve-1989-1999-pjesa-e-pare/

  6. Munishi, Sh. (2022). Mbi nevojën e modernizimit të gjuhës shqipe. Në R. Ismajli (Red.), Shqipja standarde sot – Konferencë shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Prishtinë: ASHAK.

  7. Paçarrizi, Rr. (2022). Standardizimi i shqipes si proces: Paskajorja dhe pjesorja e shkurtuar. Në R. Ismajli (Red.), Shqipja standarde sot – Konferencë shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Prishtinë: ASHAK.

  8. Rrokaj, Sh. (2024). Kahe zhvillimi të shqipes standarde pas viteve ’90 dhe disa qasje epistemologjike rreth tyre. Në Sh. Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe 5. Tiranë: Graphic Line-01.

  9. Rrokaj, Sh. (2024). Ligji për gjuhët në Maqedoninë e Veriut dhe gjuha shqipe. Në Sh. Rrokaj, Çështje të gjuhës shqipe 5. Tiranë: Graphic Line-01.

  10. Rrokaj, Sh., & Hoxhaj, B. (2024). Lënda e gjuhës shqipe dhe standardi në shkollë. Në Rrokaj, Sh., Çështje të gjuhës shqipe 5. Tiranë: Graphic Line-01.

  11. Samara, M. (2005). Histori e gjuhës letrare shqipe (shek. XV–XXI). Tiranë: SHBLU.

  12. Sinani, A. (2016). Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Studime Historike, 03–04, 235–263. Qendra e Studimeve Albanologjike.

  13. Sulejmani, B. (2022). Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut: Shqipja standarde dhe statusi i pabarabartë i saj me maqedonishten. Në R. Ismajli (Red.), Shqipja standarde sot – Konferencë shkencore me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Prishtinë: ASHAK.

Downloads

Veröffentlicht

2025-09-19

Zitationsvorschlag

Hoxhaj, Behar. 2025. „SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK“. Diskutime 14 (33-34):93-97. https://doi.org/10.58923/diskutime.v14i33-34.6775.

Ausgabe

Rubrik

Presentation