Menaxhimi i institucioneve parashkollore dhe mbikëqyrja profesionale (pedagogjike) e edukatoreve

Autorët

  • Zehrie Plakolli

DOI:

https://doi.org/10.62928/kp.v15i1.6069

Abstract

Hulumtimi ka në fokus të sigurojë të dhëna nga realizimi në praktikë i mënyrës së menaxhimit (të përgjithshëm) të institucioneve parashkollore, publike dhe private, me theks të veçantë të dhëna lidhur me mbikëqyrjen e brendshme të aspektit metodik e pedagogjik, të punës së edukatoreve në shërbim, nga ana e udhëheqësve të institucioneve parashkollore.

Studimi është realizuar përmes metodës kualitative dhe nga qasja teorike dhe empirike kemi trajtuar aspekte të procesit të menaxhimit të institucioneve parashkollore. Mostrën hulumtuese e përbëjnë 10 drejtorë të institucioneve parashkollore publike dhe 5 drejtorë të institucioneve private.

Në kuadër të këtyre çështjeve, përmes këtij studimi, synojmë të ofrojmë argumente teorike nga këndvështrime të ndryshme të ekspertëve të kësaj fushe, për rolin e udhëheqësit të institucionit, në cilësinë e shërbimit ndaj fëmijëve parashkollorë, e po ashtu të sjellim dëshmi nga terreni se sa i përkushtohen drejtorët e institucioneve parashkollore mbikëqyrjes dhe mentorimit të performancës profesionale të edukatoreve, qasjes së tyre pedagogjike e didaktike, përgjatë praktikës së përditshme me fëmijët.

Si instrument hulumtimi kishim intervistë gjysmë të strukturuar me respondentët drejtues të institucioneve parashkollore, si dhe realizuam vëzhgimin e materialeve dokumentuese të procesit menaxherial të institucioneve parashkollore. Në bazë të përpunimit të të dhënave të siguruara, kanë dalë rezultatet, konkludimet dhe rekomandimet se institucionet parashkollore, publike dhe private (bazuar në përfaqësimin prej 15 drejtoreshave të IP-ve) nuk kanë mbikëqyrje pedagogjike të brendshme, as të jashtme. Duke u bazuar në këtë, kanë dalë edhe rekomandimet për politikëbërësit dhe drejtorët e institucioneve, e të cilat synohet të merren në konsideratë nga faktorët relevantë të këtij niveli të edukimit.

Keywords:

institucion parashkollor, menaxhim, qasje pedagogjike, edukatore, fëmijë.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Aliu - Gashi, M. et al. (2021). Edukimit parashkollor në Kosovë - arritjet dhe sfidat. Kërkime Pedagogjike, Instituti Pedagogjik i Kosovës.

  2. ASCAP. (2020). Vlerësimi i jashtëm dhe i brendshëm i institucioneve arsimore. Tiranë: MAS.

  3. ASCAP. (2021). Standardet profesionale për drejtuesit e institucioneve arsimore parashkollore. Tiranë: MAS.

  4. Bessong, E, F & Ojong, F. (2009). Supervision as an instrument of teaching – learning effectiveness: challenge for the Nigerian practice. https://www.researchgate.net/publication/272338143_Supervision_as_an_instrument_of_teaching_learning_effectiveness_challenge_for_the_Nigerian_practice

  5. Child Australia. (2021). What is pedagogy? How does it influence our practice? https://childaustralia.org.au/wp-content/uploads/2024/05/CAStatement-Pedagogy.pdf

  6. Dahl, V. I. (2015). LANGUAGE OF THE PEOPLE TO BE SURE OUR MAIN AND INEXHAUSTIBLE SPRING OR MINE…. Moskva: https://www.prlib.ru/en/news/659178.

  7. Darling-Hammond, L., Flook, L., Cook-Harvey, C., Barron, B., & Osher, D. (2019). Implications for educational practice of the science of learning and development. Applied Developmental Science, 24(2), 97–140. https://doi.org/10.1080/10888691.2018.1537791

  8. Fayol, H. (1916). Administration industrielle et générale. Paris: Dunod.

  9. Fonsén, E., Szecsi, T., Kupila, P., Liinamaa, T., Halpern, C., & Repo, M. (2023). Teachers’ pedagogical leadership in early childhood education. https://doi.org/10.1080/00131881.2022.2147855

  10. Hazgeh, M. (2022). Characteristics of Effective Early Childhood Leaders: Emergence of Relational Leadership. DOI:10.4018/978-1-6684-74686.ch043

  11. Katz, G, L. (1999). Childhood Education: Lessons from My Travels. ISSN 1524 5039. https://ecrp.illinois.edu/v1n1/katz.html

  12. Matheis, C & Mehmeti, S. (2021). Udhëheqja dhe Menaxhimi i Personelit. Ndërtimi i Kapaciteteve në Udhëheqje Arsimore. Versioni i rishikuar.

  13. Müller, M., Bajrami, A., Perolli Shehu, B & Buleshkaj, O. - Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

  14. NAYEC. (2019). Professional Standards and Competencies for Early Childhood Educators. https://www.naeyc.org/sites/default/files/globallyshared/downloads/PDFs/resources/positionstatements/standards_and_competencies

  15. Nolan, J., & Hoover, L. A. (2005). Teacher supervision and evaluation: Theory into practice. Hoboken, NJ: John Wiley & Sons, Inc.

  16. Petrelin, J. et, al. (2021). Cultivating Management Education Based on the Awareness of Students’ Multiple Intelligences. https://journals.sagepub.com/doi/10.1177/2158244020988277?icid=int.sj-abstract.samecollection-articles.3.

  17. Potashnik, M, M & Mosieev, A, M. (1997). Menaxhimi modern i shkollës. https://gostehstroy.ru/sq/ideas/menedzhment-doshkolnogoobrazovaniya-lekcii-doshkolnoe-obrazovatelnoe/.

  18. Segun, A. (2024). Educational Managment. SN. 978-156-340-0

  19. Sergiovanni, Th & Starratt, R. (2007). Supervision: A Redefinition.ISBN:0073131261, 9780073131269

  20. Siraj-Blatchford, et al, . (2002). Researching Effective Pedagogy. https://dera.ioe.ac.uk/4650/1/RR356.pdf.

  21. Social Care Wales. (2024). Effective supervision in social care, early years and childcare. https://socialcare.wales/resources-guidance/early-years-andchildcare/information-and-guidance-for-employers-andworkers/effective-supervision-in-social-care-early-years-and-childcare

  22. Wilkinson, A.D. and Wagner, R.M. (1993) Supervisors Leadership Styles and State Vocational Rehabilitation: Counselor Job Satisfaction and Productivity. Rehabilitation Counselling Bulletin, 37, 15-24.

Downloads

Published

2025-04-02

How to Cite

Plakolli , Z. (2025). Menaxhimi i institucioneve parashkollore dhe mbikëqyrja profesionale (pedagogjike) e edukatoreve. Kërkime Pedagogjike, 15(1), 207–230. https://doi.org/10.62928/kp.v15i1.6069