Trendi i kolonive të bletës mjaltore në Shqipëri dhe faktorët kërcënues

Autorët

  • Manjola Kuliçi

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.4585

Abstract

Pjalmuesit dhe polenizimi kanë vlera ekonomike, mjedisore dhe social-kulturore të shumëfishta të njohura në të gjithë botën. Qëllimi ynë për realizimin e këtij studimi ka qenë njohja e faktorëve kërcënues për këta pjalmues me një rëndësi të madhe, duke e ndihmuar bletarin në identifikimin e burimeve kërcënuese dhe marrjen e masave parandaluese në kohën e duhur. Për të kryer këtë studim, u shpërndanë pyetësorë në 66 parqe në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si dhe u bënë vëzhgime në terren. Vlera mesatare e humbjeve të bletëve në periudhën e fundit të dimrit dhe fillimit të pranverës 2016-2017 ka qenë 30-45%. Në bazë të humbjeve i klasifikuam rrethet në dy grupe: 1) Ato me mesatare të ulët të humbjeve të kolonive (<15%): në Lezhë, Përmet, Berat dhe Sarandë. Specifikisht Berati duket që ka humbjet më të vogla me 10%. 2) Ato me mesatare të lartë të humbjeve të kolonive (>40%): në Bulqizë, Dibër, Tiranë, Librazhd, Korçë, Ersekë, Lushnje dhe Durrës. Ndër faktorët kryesorë që mund të kenë shkaktuar këto humbje dimrin e kaluar, renditen: patogjenët dhe grabitqarët, faktorët mjedisorë dhe praktikat bletërritëse. Megjithëse pati humbje të konsiderueshme dimrin e kaluar, trendi afatgjatë i bletarisë në Shqipëri është në rritje.

Keywords:

çelës: pjalmues, bletë mjaltëse, humbje, faktorë kërcënues

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Nuri Qenan. Rritja e bletës. Kamëz 1965; 113-128.

  2. BESNet. Trialogu i BES-Net për polenizuesit, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural 2017; 3-4.

  3. IPBES. Pollinators, pollinator and food production . 2017; 8-11.

  4. Kulici, Manjola., Bajrami, Zyri., Kume Kristaq. Genetic Local Differentiation of A.m.carnica Population as well as Subspecies A.m.macedonica, A.m.ligustica, A.m.mellifera, A.m.caucasica, in Germany, Alpine Region, Austria, Croatia, Serbia, Northern Kosovo, Albania and Macedonia.

  5. Journal of Natural Sciences Research. Volumi 4, NO 17. USA 2014.

  6. Ruttner Fredrich. Biogeography and taxonomy of honey bees. Springer-Verlag. Berlin 1988; 284 p.

  7. Kulici Manjola. Lidhjet gjenetike të popullatave të bletës Shqiptare dhe krahasimi i tyre me popullatat e vëndeve fqinje. Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Tiranë 2015; 53-61.

  8. Shoqata e bletarëve të Shqipërisë. Bleta. Tiranë 2013; 8-13.

  9. Nuri Qenan. Veçoritë morfologjike të bletës së vendit. Buletini i Shkencave Bujqësore 1963, 2; 126-150.

  10. Ministria e Bujqësisë. 2008. Vjetari statistikore.

Downloads

Published

2024-05-24

How to Cite

Kuliçi, M. (2024). Trendi i kolonive të bletës mjaltore në Shqipëri dhe faktorët kërcënues. Optime, (2), 38–45. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4585

Numër

Section

Shkenca Mjekësore

Categories