Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi1.4692Abstract
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike shpesh kanë trazuar sistemin paradigmatik. Rrjedhojat e këtyre ndërhyrjeve janë kushtëzuar nga sistemi, por edhe nga natyra e morfemave gramatikore dhe e tingujve fundorë të temave. Në çdo pozicion qofshin, dy tinguj kufitarë nuk mund të shqiptohen njëlloj siç shqiptohen ata më vete. Ndryshon shqiptimi i tyre, edhe kur ata shqiptohen në mes të fjalës a në fillim të saj. Shqiptimi i çdo çifti kufitar tingujsh ndryshon në varësi të llojeve të ndryshme të kombinimeve brenda fjalës. Por ndikimet dhe ndryshimet në tingujt kufitarë në fund të një fjalëforme janë të tjetër lloji. Aty tingujt janë më rezistentë edhe ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj përbërjes së formës përfaqësuese të fjalës në tërërsi, falë vlerave gramatikore që kanë morfemat fundore përkatëse. Megjithatë edhe ata nuk janë të paprekshëm. Ruajta e tingujve fundorë kufitarë apo ndryshimi i tyre është i kushtëzuar; edhe pasojat janë të ndryshme. Në rastin e ndikimit, pra të ndryshimit të tyre, ata përshtaten me njëri- tjetrin ose bashkëshkrihen. Në rastin e ruajtjes së tyre, kërkojnë mbështetje jashtëstrukturore. Ky do të jetë dhe objekti i punimit.Keywords:
tinguj, fonetikë, gjuhë shqipe, fjalëformëDownloads
References
-
E. Likaj, M. Çabej, Morfologji e shqipes standarde, Tiranë: SHBLU, 2010, f.83
-
S. Riza, Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipat e lakimit. Tiranë: Roberts I, 1965, f. 62
-
A. Jubani (Begu), Fonetikë akustike, Tiranë: SHBLU, 2012, f.106-109
-
A. Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Tiranë: ASHSH, 2004, f.7
-
S. Riza, Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipat e lakimit. Tiranë: Roberts I,1965, f. 62 Cit.2
-
K. Topalli, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë: 2011, f.94
-
Eva Tichy, Indogermanistisches Grundwissen,Germany, 2004, f.87
-
A. Jubani, Fonetikë akustike, Tiranë: UT, 2012, f.54-55
-
E. Likaj, G.Hadaj, Ndikime në fjalëformat e shqipes, Tiranë: ASHSH, 2019, f.181
-
Sh.Demiraj, Fonologjia historike e gjuhës shqipe, Tiranë: SF, 1996, f.84
-
S. Riza, Probleme të nyjave të shqipes, Tiranë: SF, 1982/2, f.12