Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

Autori

  • Gilberta Hadaj

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi1.4692

Abstract

Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike shpesh kanë trazuar sistemin paradigmatik. Rrjedhojat e këtyre ndërhyrjeve janë kushtëzuar nga sistemi, por edhe nga natyra e morfemave gramatikore dhe e tingujve fundorë të temave. Në çdo pozicion qofshin, dy tinguj kufitarë nuk mund të shqiptohen njëlloj siç shqiptohen ata më vete. Ndryshon shqiptimi i tyre, edhe kur ata shqiptohen në mes të fjalës a në fillim të saj. Shqiptimi i çdo çifti kufitar tingujsh ndryshon në varësi të llojeve të ndryshme të kombinimeve brenda fjalës. Por ndikimet dhe ndryshimet në tingujt kufitarë në fund të një fjalëforme janë të tjetër lloji. Aty tingujt janë më rezistentë edhe ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj përbërjes së formës përfaqësuese të fjalës në tërërsi, falë vlerave gramatikore që kanë morfemat fundore përkatëse. Megjithatë edhe ata nuk janë të paprekshëm. Ruajta e tingujve fundorë kufitarë apo ndryshimi i tyre është i kushtëzuar; edhe pasojat janë të ndryshme. Në rastin e ndikimit, pra të ndryshimit të tyre, ata përshtaten me njëri- tjetrin ose bashkëshkrihen. Në rastin e ruajtjes së tyre, kërkojnë mbështetje jashtëstrukturore. Ky do të jetë dhe objekti i punimit.

Parole chiave:

tinguj, fonetikë, gjuhë shqipe, fjalëformë

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Riferimenti bibliografici

  1. E. Likaj, M. Çabej, Morfologji e shqipes standarde, Tiranë: SHBLU, 2010, f.83

  2. S. Riza, Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipat e lakimit. Tiranë: Roberts I, 1965, f. 62

  3. A. Jubani (Begu), Fonetikë akustike, Tiranë: SHBLU, 2012, f.106-109

  4. A. Dodi, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, Tiranë: ASHSH, 2004, f.7

  5. S. Riza, Emrat në shqipe. Sistemi i rasave dhe tipat e lakimit. Tiranë: Roberts I,1965, f. 62 Cit.2

  6. K. Topalli, Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Tiranë: 2011, f.94

  7. Eva Tichy, Indogermanistisches Grundwissen,Germany, 2004, f.87

  8. A. Jubani, Fonetikë akustike, Tiranë: UT, 2012, f.54-55

  9. E. Likaj, G.Hadaj, Ndikime në fjalëformat e shqipes, Tiranë: ASHSH, 2019, f.181

  10. Sh.Demiraj, Fonologjia historike e gjuhës shqipe, Tiranë: SF, 1996, f.84

  11. S. Riza, Probleme të nyjave të shqipes, Tiranë: SF, 1982/2, f.12

Downloads

Pubblicato

2024-05-31

Come citare

Hadaj, G. (2024). Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe. Optime, (1), 71–80. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4692

Fascicolo

Sezione

Artikuj