Punimi me lazer i qeramikave
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi1.4405Abstract
Laser-i (Light Amplifi cation by Simulated Emission of Radiation) është dritë me një veti të veçantë. Drita është valë elektromagnetike (EM) në diapazonin e dukshëm. Ishte një histori e gjatë për njerëzit të kuptonin dritën edhe si valë, edhe si grimcë. Në 1704, Njutoni karakterizoi dritën si një rrymë grimcash. Në 1803 zbulimi i polaritetit të dritës i bindi shkencëtarët për atë kohë se drita ishte valë. Teoria elektromagnetike e Makswell-it shpjegon dritën si vibrime të shpejta të fushës elektromagnetike për shkak të oshilacionit të grimcave të ndryshuara. Ainshtajni propozoi konceptin e “fotonit”, sipas të cilit drita ndërtohet prej grimcave individuale të quajtura fotone, të cilat zotërojnë një sasi diskrete të energjisë ose kuante. Lazeri i parë u shpik nga Maiman në 1960. Ishte një lazer rubini i ngurtë. Pastaj u shpikën lazera të tjerë si lazeri i joneve të argonit në 1964, lazeri kimik në 1965, lazeri i avullit të metalit në 1966, e kështu me radhë. Zhvillimi i shpejtë i metodologjisë lazer ka bërë që aplikimi i lazerit në industri të jetë jo vetëm praktik, por edhe efi cient, preciz, ekonomik dhe fl eksibël.Keywords:
Lazer, metodologji , fotone , industri.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-05-13
How to Cite
Jarani, A., Bidaj, A., Deneko, E., & Gjini, A. (2024). Punimi me lazer i qeramikave. Optime, (1), 160–170. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4405
Numër
Section
Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomike



