Roli i antioxidantëve në menazhimin e faktorëve proatherogjen dhe protrombotik

Autorët

  • Patricia Daliu
  • Giuseppe Annunziata
  • Fabrizia Guerra

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6152

Abstract

Hyrje. Sëmundja e arterieve koronare që njihet ndryshe edhe si sëmundje ishemike e zemrës është shkaktari kryesor i vdekjeve në ditët e sotëshme në vendet e zhvilluara. Qëllimi i këtij studimi është që të ofrojë udhëzime parandaluese bazuara në evidencat e fundit mbi rëndësinë e antioksidantëve natyrore tek pacientët me patologji koronare përmes monitorimit të vlerave të trimetilaminëoxidazës (TMAO), metabolitit pro-atherogjen e protrombotik, të Low density lipoprotein (LDL-së), Proteinës C-Reaktive (PCR-së) duke testuar in vivo efikasitetin e një nutraceutiku me bazë ekstraktet polifenolike të resveratrolit përgatitur nga bërsitë e rrushit (Vitis vinifera L.) Metodologjia. Për realizimin e këtij studimi double-blind placebo kontroll u zgjodhën 60 pacientë vullnetarë të rastësishëm mbipeshë që plotësuan kriteret e pranimit duke respektuar Deklaratën e Helsinkit dhe Bazuar në Komitetin e Etikës. Forma e administrimit të nutraceutikut për pacientët ishte per os, në formën e tabletave të standartizuara me extraktet polifenolike të rrushit 400 mg, një herë në ditë larg ushqimit, ndërkohë grupi placebo të njëjtën formë farmaceutike por me maltodextrinë për një periudhë 3 mujore. Rezultatet. Pas administrimit dhe monitorimit të nutraceutikut për një periudhë 90 ditore, u vu re një ulje e niveleve plazmatike të TMAO (trimetilamineoxidave) si dhe ox-LDL (loë density lipoprotein) dy ndër markuesit kryesorë të patologjive koronare me -49.78% ± 0.2 ( p < 0.0001), dhe -43.12% p < 0.0001 ± 0.1 respektivisht krahasuar me grupin placebo si dhe një ulje e nivele të Proteinës C-Reaktive me 0.2 mg/dcl ose në masën 39% e cila lidhet me inflamacionin kronik endotelial të arterive koronare. Përfundimet. Këto rezultate premtuese hedhin dritë për rëndësinë e antioxidantëve dhe përbërësve natyralë si dhe për zhvillimin e testimeve të mëtejshme për të formuluar suplemente efektive në tregun e industrisë farmaceutike.

Keywords:

patologji koronare, trimetilamineoxidave, resveratrol, produkte natyrale, antioksidant.

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biographies

Patricia Daliu

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Departamenti i Farmacisë. Albanian University. Tiranë

Giuseppe Annunziata

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Departamenti i Farmacisë. Universiteti Frederico II, Napoli.

Fabrizia Guerra

Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Departamenti i Farmacisë. Universiteti Frederico II, Napoli

References

  1. Benjamin EJ, Blaha MJ, Chiuve SE, Cushman M, Das SR, Deo R, et al. Heart disease and stroke statistics’2017 update: a report from the American Heart Association. Circulation. (2017) 135:e146–603. doi: 10.1161/CIR.0000000000000485

  2. Zhu Y, Li Q, Jiang H. Gut microbiota in atherosclerosis: focus on trimethylamine N-oxide. APMIS. (2020) 128:353–66. doi: 10.1111/apm.13038

  3. Shi X, He J, Lin M, Liu C, Yan B, Song H, et al. Comparative effectiveness of team-based care with a clinical decision support system versus team-based care alone on cardiovascular risk reduction among patients with diabetes: Rationale and design of the D4C trial. Am Heart J. (2021) 238:45–58. doi: 10.1016/j.ahj.2021.04.009

  4. Kaze AD, Santhanam P, Musani SK, Ahima R, Echouffo-Tcheugui JB. Metabolic dyslipidemia and cardiovascular outcomes in type 2 diabetes mellitus: findings from the look AHEAD study. J Am Heart Assoc. (2021) 10:e016947. doi: 10.1161/JAHA.120.016947

  5. Rostomian AH, Tang MC, Soverow J, Sanchez DR. Heterogeneity of treatment effect in SPRINT by age and baseline comorbidities: The greatest impact of intensive blood pressure treatment is observed among younger patients without CKD or CVD and in older patients with CKD or CVD. J Clin Hypertens (Greenwich). (2020) 22:1723–6. doi: 10.1111/jch.13955

  6. Tang WH, Wang Z, Levison BS, Koeth RA, Britt EB, Fu X, et al. Intestinal microbial metabolism of phosphatidylcholine and cardiovascular risk. N Engl J Med. (2013) 368:1575–84. doi: 10.1056/NEJMoa1109400

  7. Zhang Y, Wang Y, Ke B and Du J (2021) TMAO: how gut microbiota contributes to heart failure. Transl Res 228, 109–125

  8. Annunziata G, Maisto M, Schisano C, Ciampaglia R, Narciso V, Hassan STS, et al. Effect of grape pomace polyphenols with or without pectin on TMAO serum levels assessed by LC/ MS-based assay: a preliminary clinical study on overweight/obese subjects. Front Pharmacol. (2019) 10:575. doi: 10.3389/fphar.2019.00575

  9. Ivashkin V, Kashukh YA. Impact of L-carnitine and phosphatidylcholine containing products on the proatherogenic metabolite TMAO production and gut microbiome changes in patients with coronary artery disease. Vopr Pitan. (2019) 88:25–33. doi: 10.24411/0042-8833-2019-10038

  10. Pignatelli P, Menichelli D, Pastori D, Violi F. Oxidative stress and cardiovascular disease: new insights. Kardiol Pol. (2018) 76:713–722. doi: 10.5603/KP.a2018.007

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Daliu, P., Annunziata, G., & Guerra, F. (2024). Roli i antioxidantëve në menazhimin e faktorëve proatherogjen dhe protrombotik. Optime, (2), 179–183. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6152

Numër

Section

Artikuj

Categories