Zhvillimi historik i përfaqësive diplomatike

Autor/innen

  • Memli Krasniqi

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5746

Abstract

Historikisht dihet se formacionet e para shtetërore kanë lindur në Lindjen e lashtë buzë lumenjve Euffat, Tigër, pastaj lumenjve në Azi dhe Nilit në Afrikë. Arsye e krijimit të shteteve, pos tjerash, ishte nevoja për organizim të punës në një anë dhe në anën tjetër kalimi nga jeta nomade në jetë urbane ( kushtimisht ), si dhe koncentrimi i popullsisë buzë lumenjve si vende të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Fillimisht, kuptimi politikë e jashtme për këto mbretëri kishte domethënien e pushtimeve, pra zgjerimit territorial, për sa më shumë pasuri dhe lavdi, ndërsa zhvillimi i marrëdhënieve diplomatike kishte kuptimin e aftësisë së mbretërve për ti mashtruar kundërshtarët, duke u informuar për fuqinë e tyre ushtarake, mundësinë për tradhti të brendshme, organizim të komploteve etj. Rritja e numrit të shteteve, rriti edhe konkurrencën, rivalitetin për territore, robër dhe tregje të reja. Kjo gjë, nga ana tjetër, solli konflikte të mëdha për të cilat kishte nevojë për aleat. Krijimi i aleancave kërkonte aftësi komunikimi dhe nevojë për të qenë i informuar si për armikun ashtu edhe për aleatin potencial. Dhe mu kjo nevojë bëri të mundshme zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike.

Downloads

Keine Nutzungsdaten vorhanden.

Downloads

Veröffentlicht

2024-11-16

Zitationsvorschlag

Krasniqi, Memli. 2024. „Zhvillimi Historik I përfaqësive Diplomatike“. Kosova, Nr. 28 (November). Prishtinë, Kosovë:55-70. https://doi.org/10.62609/ks.vi28.5746.

Ausgabe

Rubrik

Artikuj