Aleksandri i Madh në kujtesën historike të Skënderbeut e të shqiptarëve
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5327Abstract
Aleksandri i Madh është përkujtuar gjithnjë me adhurim të veçantë prej shqiptarëve, që janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të banorëve autoktonë jogrekë të pjesës së Gadishullit Ilirik që shtrihet në jug të lumit Danub (të cilësuar si “barbarë” prej autorëve të vjetër grekë), të cilëve u përkisnin edhe banorët e Maqedonisë së lashtë dhe historia e saj. Në traditën popullore shqiptare dhe në trashëgiminë historike ai jepet kryesisht si mbreti Leka i Madh. Këtë shndënim të emrit në gjuhën shqipe nga Aleksandri i Madh në Leka i Madh e ka shprehur mjaft qartë Pjetër Bogdani në veprën e tij “Çeta e Profetëve”, duke e shkruar italisht “Alessandro Magno” dhe shqip “Leka i Madh”.10 1 Në burimet historike, që njihen deri tani, del se emri Lekë është përdorur nga shqiptarët që në shek.XI.11 Krahas emrit Lekë, që është përkujtim i Aleksandrit të Madh, është përhapur gjatë shekujve të mesjetës edhe emri Llesh që ka lidhje me shenjtorin Aleksandër (Shën Lleshi).
