Aleksandri i Madh në kujtesën historike të Skënderbeut e të shqiptarëve

Yazarlar

  • Kasem Biçoku

DOI:

https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5327

Özet

Aleksandri i Madh është përkujtuar gjithnjë me adhurim të veçantë prej shqiptarëve, që janë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të banorëve autoktonë jogrekë të pjesës së Gadishullit Ilirik që shtrihet në jug të lumit Danub (të cilësuar si “barbarë” prej autorëve të vjetër grekë), të cilëve u përkisnin edhe banorët e Maqedonisë së lashtë dhe historia e saj. Në traditën popullore shqiptare dhe në trashëgiminë historike ai jepet kryesisht si mbreti Leka i Madh. Këtë shndënim të emrit në gjuhën shqipe nga Aleksandri i Madh në Leka i Madh e ka shprehur mjaft qartë Pjetër Bogdani në veprën e tij “Çeta e Profetëve”, duke e shkruar italisht “Alessandro Magno” dhe shqip “Leka i Madh”.10 1 Në burimet historike, që njihen deri tani, del se emri Lekë është përdorur nga shqiptarët që në shek.XI.11 Krahas emrit Lekë, që është përkujtim i Aleksandrit të Madh, është përhapur gjatë shekujve të mesjetës edhe emri Llesh që ka lidhje me shenjtorin Aleksandër (Shën Lleshi).

İndirmeler

İndirme verileri henüz mevcut değil.

İndir

Yayınlanmış

2024-09-13

Nasıl Atıf Yapılır

Biçoku, Kasem. 2024. “Aleksandri I Madh Në kujtesën Historike Të Skënderbeut E Të shqiptarëve”. Kosova, sy 27 (Eylül). Prishtinë, Kosovë:25-45. https://doi.org/10.62609/ks.vi27.5327.

Sayı

Bölüm

Artikuj