Pesëdhjetë vjet publikime arkivistike në Kosovë

Autorët

  • Sadik Mehmeti
  • Nuridin Ahmeti

Abstrakti

Një prej detyrave kryesore të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), krahas ruajtjes, sistemimit dhe rregullimit të dokumenteve është edhe publikimi dhe botimi i tyre. Kështu, ASHAK-u ka edhe organin e vet shkencor profesional që nga viti 1965-revistën “Vjetari”, ku botohen artikuj dhe studime në fushën e arkivistikës dhe historiografisë, pasuri arkivore dhe recensione të botimeve të ndryshme nga arkivat dhe për arkivat.
Revista del një herë në vit dhe artikujt kryesor shoqërohen me një përmbledhje të shkurtër në gjuhën angleze e më herët dhe në gjuhën frënge dhe në gjuhë të tjera. Deri sot janë botuar 50 numra të revistës “Vjetari”. Revista “Vjetari” fillimisht botohej si e parvjetshme, në dy gjuhë, shqip dhe serbisht. Në numrin e parë doli, me emrin “Buletini/ Godišnjak”, kurse më vonë, mori emrin “Vjetari/ Godišnjak”. Nga viti 2001 vetëm “Vjetari”.
Midis viteve 1988-2001, për shkak të rrethanave të krijuara në Kosovë dhe për shkak të masave të dhunshme të instaluara në Arkivin e Kosovës, revista “Vjetari” nuk u botua. Numrat e “Vjetarit” në ballinë shquhen për disenjin e njëjtë, duke pasur të ndryshme vetëm ngjyrën dhe, sikur kuptohet, përmbajtjen. Revista “Vjetari”, me traditën e saj 50-vjeçare, ka luajtur rol të rëndësishëm në rrjedhat dhe në proceset e arkivistikës në Kosovë, duke u hapur rrugët dhe horizontet ideve dhe të arriturave më të reja të arkivistikës, dhe duke pasur ndikime të rëndësishme në vetëdijen dhe ndërgjegjen e njerëzve për rëndësinë e dokumenteve, për ruajtjen dhe për botimin e tyre.
Kjo revistë, që nga numri i parë e deri më sot, përveçse ishte një kronikë e vërtetë e ngritjes së nivelit kulturor-arsimor të punonjësve arkivorë dhe jo vetëm të atyre, por ishte edhe një tribunë e vërtetë e përhapjes së arritjeve të arkvistikës në Kosovë në përgjithësi. Revista “Vjetari”, në mos për gjë tjetër, është e rëndësishme sepse i ka orientuar studiuesit drejt burimeve arkivore, ose edhe sepse me të kanë bashkëpunuar disa autorë, të cilët, më vonë është parë se kanë qenë mjaft produktiv dhe kanë lënë vepra të mëdha.
Në revistë, me punimet e tyre, të pranishëm janë autorët e hapësirave shqiptare, si: Ismet Dërmaku, Zekeria Cana, Skënder Rizaj, Jashar Rexhepagiqi, Ali Hadri etj., por edhe autorët e huaj, të cilët punimet e tyre, qoftë të përkthyer qoftë në ndonjë gjuhë tjetër, i kanë prezantuar në “Vjetar”, si Andrija Lainović, Kliment Džambazovski, Živko Avramovski, Vasilija Kolaković,

Fjalët kyçe:

arkiva, publikime, Kosovë, dokumente, studime

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Botuar

2023-12-30

Si të citoni

Mehmeti, Sadik, and Nuridin Ahmeti. 2023. “Pesëdhjetë Vjet Publikime Arkivistike Në Kosovë”. Univers 17 (17):120-24. https://albanica.al/univers/article/view/3175.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore