Vlera dhe rëndësia e Muhimme-i-Defterëve

Autorët

  • Dr. Hatixhe Ahmeti

Abstract

Defterët osmanë të quajtur “Muhimme Defter-i”, janë defterë apo fletushka që ngërthejnë problemet e sektorit ushtarak në Shtetin Osman. Këto ishin probleme të ndryshme aktuale që paraqisnin mënyrat dhe funksionimin e sistemit dhe punëve të tyre shtetërore në sektorë të ndryshëm.
Këta janë defterët më me ndikim në udhëheqjen shtetërore të Perandorisë Osmane.
Në këto fletushka përshkruhen aktivitetet shoqërore, organizimi dhe administrimi i tyre, përfillja e dispozitave ligjore etj. Këto dokumente përmbajnë njohuri të rëndësishme për shtetet fqinje të kësaj Perandorie, si: shtetet e Evropës fqinje, Afrika Veriore, Lindja e Mesme, Gadishulli Arabik, shtetet e Kaukazit dhe Rusia.
Për historinë e këtyre shteteve, këto dokumente paraqesin prioritet të madh. Ato, gjithashtu, përmbledhin edhe çështjet e jomuslimanëve që ishin nën qeverisjen osmane, të drejtat e të shtypurve, organizimin e politikës që përmblidhte sigurimin e nevojat socialekonomike, lirinë e kryerjes së ritualeve fetare, ushtrimin e lirë të të drejtave fetare, ndërtimin e vendeve të adhurimit- kultit etj.
Me një fjalë, këto janë pikat kryesore të cilat i rastisim nëpër këta defterë.
Numri i fletushkave të Myhimme-i Defterëve është i shumtë. Ato përmbanin me shumicë divanin ushtarak - kronologjinë e problemeve dhe organizimeve ushtarake, shërbime luftarake gjatë historisë dhe shërbime të tjera logjistike, shërbime këto të cilat në regjistrime historike merren si burime të shkallës së parë.
Nga këta defterë janë bërë hulumtime të shumta. Ata përfshinin të gjitha tokat osmane dhe nevojat brenda tyre duke filluar nga çështjet e administrimit, ato sociale, kulturore, etnike, fetare, legjislative, të vakëfeve etj.
Këta defterë përfshijnë kohën prej mesit të shekullit të 16-të deri në fillimin e shekullit të 20, d.m.th. një periudhë prej 350 vjetësh me ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme historike.
Mund të themi se këta defterë paraqesin një pasuri të madhe kulturore dhe historike të cilën nuk mund ta hasësh në asnjë vend të lindjes apo perëndimit.
Në Arkivin Shtetëror të Kosovës, në kutinë nr. 1, janë të përmbledhura një sërë dokumentesh të viteve 1556-1600. Pra kemi dokumente të viteve të ndryshme, por më me shumicë janë ato të viteve 950-1000 Hixhri.
Ky është edhe një argument se këto dokumente ishin nga më të përhapurat, kur Perandoria Osmane ishte në lulëzimin më të lartë.

Keywords:

arkiv shtetëror, muhimme defter, sektori ushtarak, administrim

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kutija Nr: 1, viti 1555- 1556, marrë nga depo në Arkivin Shtetëror të Kosovës, lloji i dokumenteve mikrofilm. Kopje nga Arkivi Shtetëror i Turqisë. Regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Published

2024-05-07

How to Cite

Ahmeti, Dr. Hatixhe. 2024. “Vlera Dhe rëndësia E Muhimme-I-Defterëve”. Univers 12 (12):225-32. https://albanica.al/univers/article/view/4314.

Numër

Section

Opinione