Vepra “Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë” e autorit Dr. Sejdi Gashi, vlerë e re për gjuhësinë shqiptare
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v21i21.1316Abstrakti
Monografia me titull “Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë”, e autorit Dr. Sejdi Gashi, në plan të parë, është një vazhdimësi e kërkimeve prej dekadash në studimet dialektologjike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni), të cilat kanë filluar në vitet ’60. Studimet e kësaj natyre kanë filluar shumë më herët edhe në kolonitë e vjetra ndër arbëreshët e Italisë e të Greqisë dhe vazhdojnë të studiohen e rivlerësohen ende me metodat më bashkëkohore shkencore.
Dalja në dritë e veprës së Dr. Sejdi Gashit, “Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë”, zgjeron edhe më tej studimet e dialektologjisë shqiptare. Studimi për të folmen e Istogut vjen pasi autori kishte bërë shumë studime, që kur ishte student dhe më vonë, duke botuar me dhjetëra artikuj nëpër gazeta e revista shkencore, në të cilët janë trajtuar dukuri dialektore për të folmen e kësaj krahine.
Autori Gashi, kërkimet e tij në fushën e dialektologjisë i bashkon sa me ruajtjen e traditës së kërkimeve dialektore në Kosovë, aq edhe me metodat bashkëkohore të traditës së kërkimeve dialektore, duke sjellë analiza dhe përshkrime deskriptive të përmasës fonetike dhe morfologjike, të fjalë- formimit, si dhe të strukturës së formimeve sintaksore. Monografia e Dr. Sejdi Gashit paraqet një pamje të plotë mbi arealin gjuhësor të Istogut, si një prej të folmeve më periferike të gegërishtes .
Fjalët kyçe:
areali gjuhësor i Istogut, Sejdi Gashi, vlerë, gjuhësiShkarkimet
References
-
Studim monografik, botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2018.
References
Studim monografik, botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2018.