Mendime mbi librin “Hasan bej Prishtina - dokumente historike nga arkivat italiane”

Autorët

  • Prof. Dr. Nevila Nika

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3007

Abstract

Botimi më i fundit i studiuesit Bejtullah Destani i titulluar "Hasan bej Prishtina - Dokumente historike nga arkivat italiane" është një befasi i këndëshme për çdo adhurues të historisë. Ai sjell një përmbledhje mjaft interesante dokumentesh të zbuluara prej tij në arkivat italiane në lidhje me një personalitet të shquar të historisë tonë kombëtare, Hasan Prishtina.
Veprimtaria e Hasan Prishtinës shtrihet në disa periudha historike tejet të rëndësishme për fatet e trojeve shqiptare, atë të sundimit Osman, atë të viteve të pas Shpalljes së Pavarësisë, atë të konsolidimit të shtetit shqiptar pas Kongresit të Lushnjes dhe së fundi atë pas ardhjes në pushtet të Ahmet Zogollit si president e më pas si mbret.
Autori ka arritur të zbulojë dokumente mjaft të vyera në lidhje me figurën e Hasan Prishtinës dhe sidomos të lidhjeve të tij me personalitete të politikës italiane të kohës si Gabriele D’Anunzzio etj.
Dokumentet që janë pjesë e kësaj përmbledhje plotësojnë ose më mirë ndricojnë disa prej momenteve të jetës të trazuar të Hasan Prishtinës në mërgim.
E veçanta e këtij botimi është se autori i ofron lexuesit faksimilen e dokumentit original të shoqëruar me shqipërimin tërësor të tij. Në këtë mënyrë lexuesi bën pa e kuptuar një “rrugëtim” edhe ai në një mjedis arkivor.
Përmes publikimit të dokumenteve origjinale, pra faksimile të tyre dhe shqipërimet tërësore, autori ka bërë një punë të lavdërueshme e shumë serioze duke i shoqëruar me shënime sqaruese pothuaj të gjithë dokumentet.
Harku kohor i dokumenteve pjesë e këtij botimi është 1913-1933, por pjesa dërmuese i përkasin viteve 1920-33. Ka në mes tyre letërkëmbim të shkëmbyer midis Hasanit e autoriteteve italiane, por edhe mjaft dokumente të prodhuara nga këto të fundit në lidhje me Hasanin dhe familjet e atdhetarëve të tjerë që ishin larguar nga Shqipëria për motive politike.
Në botim ka gjithashtu edhe mjaft dokumente që bëjnë fjalë për veprimtarinë politike dhe sidomos mbi marrëdhëniet me kundërshtarin e tij politik, Ahmet Zogu.
Autori ka menduar përfshijë edhe dokumente që flasin për të tjerë personalitete të jetës politike shqiptare të larguar nga atdheu si kundërshtarë të Ahmet Zogut. Këto dokumente e ndihmojnë mjaft lexuesin për të kuptuar atmosferën e kohës dhe rrjedhën e ngjarjeve.
Botimi ka respektuar me korrektësi të gjitha rregullat e botimeve dokumentare që dikton shkenca e Arkeografisë, duke u bërë në këtë drejtim një shembull për t’u ndjekur.

Keywords:

mendime, Hasan bej Prishtina, dokumente historike, arkiva italiane

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2023-11-03

How to Cite

Nika, Prof. Dr. Nevila. 2023. “Mendime Mbi Librin ‘Hasan Bej Prishtina - Dokumente Historike Nga Arkivat italiane’”. Univers 19 (19). https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3007.

Numër

Section

Botime në fokus