Arsimi shqip në Kosovë, 1990-1999, shtëpitë-shkolla

Autorët

  • Prof. Dr. Arian Kadiu

Abstract

Studiuesi i njohur Bajram Shatri është një autor i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë e veçanërisht në Tiranë, si njohës i thellë dhe studiues i përkushtuar. Një kuadër i të gjithë përpjekjeve të pashembullta për vijimin e shkollës shqipe, paraqitet në librin e tij, kur ndonëse shkollat u dogjën e u shkatërruan mësimi u zhvillua në shtëpitë, shkollat që liruan e rregulluan patriotët e kësaj treve heroike.
Libri “Arsimi shqip në Kosovë, 1990-1999”, na njeh me sfidat e shumta që po kalonte arsimi dhe shkolla si dhe me arritjet dhe aspiratat për të ardhmen e nxënësve dhe studentëve atje. Libri na njeh me ndihmesën e punëtorëve të arsimit rolin e nxënësve dhe të studentëve, për kontributin e të gjithë atyre kryefamiljarëve të cilët i lëshuan shtëpitë që të shdërrohen në shkolla, për kontributin e institucioneve profesionale në funksion të arsimit, për kontributin e individëve në krye të institucioneve, të cilët vazhdimisht ishin në ballë të mbrojtjes dhe të udhëheqjes së arsimit, për kontributin e partive politike dhe të shoqatave joqeveritare. Punëtorët e arsimit vazhdimisht, në rrethana okupuese, i edukuan dhe i arsimuan nxënësit dhe studentët, të uritur, të zbathur, të leckosur, të rrahur nga policia serbe dhe të vrarë. Kushtet e punës në këto shtëpi nuk ishin të përshtatshme, meqë nuk kishte inventar të domosdoshëm, nuk kishte banka dhe karrige, por me kalimin e kohës edhe në shtëpi-shkolla u bën meremetime dhe adaptime të konsiderueshme.
Vlen të ceket se gjatë këtyre viteve një numër i madh i shkollave ekzistuese u meremetuan, u riparuan, edhe një pjesë e tyre në të gjitha komunat e Kosovës, ku më pak e ku më shumë u ngritën objektet e reja shkollore me vetëkontribut të komunitetit dhe të ndihmuar nga fondi i Këshillit Qendror të Financimit të Kosovës.
Gjatë këtyre 8 viteve të punës jashtë objekteve shkollore shtëpitë e tyre i kanë liruar mbi 3.200 kryefamiljarë.

Keywords:

Bajram Shatri, arsimi në Kosovë, riparime shkollore, shkollat, arsimi në rrethana okupuese

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-01-16

How to Cite

Kadiu, Prof. Dr. Arian. 2024. “Arsimi Shqip Në Kosovë, 1990-1999, shtëpitë-Shkolla”. Univers 16 (16):285-87. https://albanica.al/univers/article/view/3586.

Numër

Section

Botime në fokus