Personaliteti i Hoxhë Hasan Tahsinit në Kosovë

Autorët

  • Nuridin Ahmeti

Abstrakti

Nuk janë të pakta personalitetet në trojet shqiptare që kanë pasur mision të dyfishtë në jetën e tyre. Misionin në jetën shpirtërore, sepse ishin të shkolluar në atë rrugë, të cilin e kryen me shumë përgjegjësi dhe misionin e dytë për çështjen kombëtare, që, gjithashtu, krahas misionit shpirtëror e bënë pjesë të jetës së tyre. I tillë, në mesin e shumë prijësve fetarë te shqiptarët në përgjithësi dhe të atyre muslimanë në veçanti, ishte edhe personaliteti poliedrik i Hoxhë Hasan Tahsinit.
Falë këtij kontributi, Hoxha Hasan Tahsini u bë preokupim i shumë penave në trojet shqiptare, në mesin e të cilave duhen veçuar autorë nga Kosova ose që veprimtarinë e tyre shkencore e zhvillonin në Kosovë.
Në trajtimin e kësaj teme jemi kufizuar vetëm në Kosovë. Duhet thënë së në Kosovë figura e Hoxhë Hasan Tahsinit u bë pjesë e trajtimit nga studiues seriozë, si: H. Kaleshi, S. Rizaj, I. Rexha, P. Nushi, H. Koliqi, etj. të cilët bënë vlerësimet e tyre maksimale kryesisht për fushat në të cilat ishin dhe janë specializuar autorët përkatës.
Personaliteti i Hoxha Hasan Tahsinit u prezantua dhe vazhdon të prezantohet edhe sot e kësaj dite në tekstet shkollore të historisë në Kosovë, kuptohet në tekste të historisë ku trajtohet historia jonë kombëtare. Mendojmë se, krahasuar me mundin e tij shpirtëror, shkencor e kombëtar që i kushtoi e i vuri në dispozicion atdheut dhe popullit të tij, ky personaliet është trajtuar kalimthi dhe nuk e ka ende trajtimin e merituar në tekstet tona të historisë. Po qe se duhet të bëjmë një krahasim të trajtimit të kësaj figure në tekstet tona të historisë nga viti 1943, kur u përgatit teksti i parë për histori kombëtare edhe filloi mësimi i historisë sonë kombëtare në shkollat tona në Kosovë, na rezulton se trajtimit të figurës së Hoxhë Hasan Tahsinit i është kushtuar hapësirë më shumë në tekstin shkollorë të vitit 1943 sesa në tekstet shkollore të historisë të botuara më vonë, deri në ditët e sotme. Është për t’u theksuar se nga vitit 1960, kur u botua teksti i parë shkollor i historisë në gjuhë shqipe, për të cilin bëmë fjalë më lart, e deri në vitin 1995 nuk e hasim askund emrin e Hoxhë Hasan Tahsinit në tekstet shkollore të historisë, as në tekstet e shkollave fillore dhe as në ato të shkollave të mesme. Për herë të parë nxënësit shqiptarë në tekstet shkollore të historisë do ta gjenin emrin e Hoxhë Hasan Tahsinit (me emrin Hasan Tahsini pa titullin “Hoxhë”, pas tridhjetë e pesë vjetësh më 1995 dhe foton e tij pas tridhjetë e gjashtë vjetësh, më 1996. Për sa i përket trajtimit të figurës së H. H. Tahsinit në jetën shoqërore në Kosovë në qytetet më të mëdha të Kosovës një rrugë mban emrin e tij. Gjithashtu emrin e Hoxhë Hasan Tahsinit e mban dhe një shkollë e mesme publike.
Krahasuar me trajtimin e figurave të tjera, trajtimi i Hoxhë Hasan Tahsinit është për t’u admiruar, sepse për ne këto janë dëshmi premtuese se ky personalitet do të çmohet edhe më shumë në të ardhmen. Me zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008 dhe kur gjithandej Kosovës janë hapur Universitete profilesh të ndryshme, qoftë shtetërore a private, do të ishte për nder që ndonjëri nga universitet në Kosovë, pavarësisht a është shtetëror apo privat, ta mbaje emrin e ish- rektorit të parë të Universitetit të Stambollit, Hoxhë Hasan Tahsinit.

Fjalët kyçe:

Hodja Hassan Tahsim's, Kosovo, national issue, history, school books

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Nexhip P. Alpan - Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Albin, Tiranë, 1997.

  2. Shyqri Nimani, Arnavud- artistët shqiptarë në Perandorinë Osmane, ShB, Libri shkollor, Prishtinë, 2003.

  3. “Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj”, 2, Prishtinë, 1976.

  4. Jashar Rexhepagiqi, Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005.

  5. Iljaz Rexha, Hoxha Hasan Tahsini, në: “Dituria Islame”, nr. 19, Bashkësia Islame e Kosovës, nëntor 1990.

  6. “Lauran Bica, Profesor Hasan Tahsini”, Vëllimi 3, Westprint, Tiranë, 2003.

  7. Hasan Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në diturinë islame, Prizren, 1991.

  8. Jashar Rexhepagiqi, Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2005.

  9. Hajrullah Koliqi, Mendimi pedagogjik i Hasan Tahsinit, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2012.

  10. Iljaz Rexha, Hoxha Hasan Tahsini (1811-1881) kontributi i tij në fushën e kulturës II, Bashkësia Islame e Kosovës, dhjetor 1990.

  11. Pajazit Nushi, Hasan Tahsini dhe pikëpamja e tij për kauzalitetin shpirtëror, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2013.

  12. Jusuf Vatovci, Leksikoni i magjistrave dhe doktorëve të shkencave në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë, 1430-1995, Prishtinë, 1999.

  13. Lauran Bica, Profesor Hasan Tahsini, Vëllimi 1, Tiranë, 2003.

  14. Fehmi Rexhepi, Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në tekstet shkollore të historisë në Kosovë, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2008.

  15. Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Koha - Prishtinë& Shtëpia e Librit- Tiranë, 2001.

  16. Kosova - vështim monografik. (Grup autoresh), Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2011.

  17. Kosova në vështrim enciklopedik, (Grup autoresh), Akademia e Shqipërisë - Qendra Enciklopedike Shqiptare, Toena, Tiranë, 1999.

  18. Muhmet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Instituti i Historisë - Prishtinë, 1997.

  19. Bota Shqiptare, Për kursin e naltë të shkollavet të mesme, Botim i Ministris së Arsimit, Tiranë, 1943- XX.

  20. Bajram Shatri, Arsimi fillor në Kosovë në shek. XX sfida, dëshmi, fakte I, ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2006.

  21. Ali Hadri - Milan Perkaj, Pasqyrë e historisë nacionale shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1960.

  22. Ali Hadri, Historia e popullit shqiptar - për shkollën fillore ( Botimi i tretë), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1967.

  23. Ali Hadri, Historia e popullit shqiptar - për shkollat e mesme, (Botimi i tretë i plotësuar), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1968.

  24. Kosova në vështrim enciklopedik, ( Grup autoresh), Akademia e Shkencave - Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, Toena, Tiranë, 1999.

  25. Skënder Rizaj, Historia për klasat VII të shkollave fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë 1975.

  26. Ali Hadri, Zhivko Avramovski, Femi Pushkolli, Historia për klasën II të fazës së parë të Edukimit dhe Arsimit të Mesëm të Orientuar , Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1978.

  27. Vilson Kuri - Bardhyl Graceni - Astrit Bishqemi - Roland Gjini, Ta njohim historinë e popullit tonë 4, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë 1994.

  28. Vilson Kuri - Hysen Latifi - Hysni Myzyri, Historia 6, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë 1995.

  29. Hysni Myzyri, Mentar Belegu, Fehmi Rexhepi, Natasha Leka, Historia e popullit shqiptar 8, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë 1996.

  30. Historia e popullit shqiptarë për shkollat e mesme, Redaktor Hysni Myzyri, ShB e Librit Shkollor, Tiranë, 1994.

  31. Fehmi Rexhepi- Frashër Demaj, Historia 5, ( Botimi i tretë), ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2009.

  32. Fehmi Rexhepi- Frashër Demaj, Historia 5 fletore pune, ( Botimi i dytë), ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2008.

  33. Fehmi Rexhepi- Frashër Demaj, Historia 8, ( Botimi i tretë), ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007.

  34. Fehmi Rexhepi- Frashër Demaj, Historia 8 fletore pune, ( Botimi i dytë), ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2009.

  35. Izber Hoti- Jetullah Krasniqi, Historia 8, Dukagjini, Prishtinë, 2005.

  36. Isa Bicaj- Arbër Salihu, Historia 10- Gjimnazi i gjuhëve, ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2004.

  37. Jusuf Bajraktari- Fehmi Rexhepi - Frashër Demaj, Historia 10 - Gjimnazi matematikë dhe informatikë-Gjimnazi i shkencave natyrore, ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2007.

  38. Jusuf Bajraktari- Arbër Salihu, Historia 12 - Gjimnazi i përgjithshëm, ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2005.

  39. Fehmi Rexhepi-Hysni Myzyri, Historia e popullit shqiptar - Për klasën e dytë të shkollave të mesme profesionale, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore Prishtinë, Prishtinë, 2001.

  40. Ramiz Abdyli- Emine Bakalli, Historia 11 - Gjimnazi i shkencave shoqërore, (Botimi i tretë), ShB, Libri Shkollor, Prishtinë, 2012.

  41. http://kk.rks-gov.net/prishtina/City-guide/Strrets-of-the-city.aspx

  42. http://kk.rks-gov.net/prizren/City-guide/Strrets-of-the-city.aspx

  43. http://www.gjilani-komuna.org/?mod=mod&id=92&mid=173

  44. http://kk.rks-gov.net/mitrovice/City-guide/Strrets-of-the-city.aspx

  45. http://www.masht gov. net/advCms/documents/ Tabelar_me_shenime_ per_Drejtor_ Komunal_ shkollave.pdf

Botuar

2024-01-16

Si të citoni

Ahmeti, Nuridin. 2024. “Personaliteti I Hoxhë Hasan Tahsinit Në Kosovë”. Univers 16 (16):126-46. https://albanica.al/univers/article/view/3545.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore