Edhe një herë për gjuhën shqipe

Autorët

  • Prof. dr. Arian Kadiu

Abstract

Problemi i vlerësimit me seriozitet të gjuhës nuk është një problem i ri, por as i vjetër, sepse për gjuhën kombëtare veçanërisht për ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e saj,. janë të interesuara e shqetësohen të gjithë shtresat e popullsisë në secilin vend. Është e natyrshme se ky shqetësim është i pranishëm edhe te gjuhëtarët tanë, profesorët e kësaj lënde, mësuesit që e japin këtë lëndë me pasion, te shkrimtarët që e pasurojnë dhe nga një pjesë e mediave. Gjuha shqipe nuk u përket vetëm atyre. Ajo është pasuri e gjithë kombit dhe, çdo njeri, që e quan veten shqiptar e ka detyrim moral e atdhetar që të kujdeset për të, që herë pas here të mendojë për të, që, kur është e mundur të ndihmojë zhvillimin e saj në të gjitha format e mënyrat, në dobi të Atdheut. Gjuha është e tillë që merr jetë e materializohet gjatë komunikimit të njerëzve: si me gojë, ashtu edhe me shkrim. Këtu dalin në pah edhe mangësitë e tepruar, ai lloj anashkalimi, ajo nëpërkëmbje e pajustikuar, që i bëhet asaj. Le të nisemi nga instancat më të larta, ku qendrojnë deputetët, pa numëruar vargun e gjatë të njerëzve të tjerë me poste. Nuk janë të rrallë ministrat e zv. e tyre, disa deputetë që përdorin një gjuhë të kuptueshme, të qartë dhe të pasur në fjalor e që ta ka ënda t’i dëgjosh. Me këta, populli që i ka zgjedhur, ndihet mirë, se atë që thotë ai e kupton dhe e vlerëson punën dhe përkushtimin e tij për plotësimin e premtimeve. Në anë tjetër, ka jo pak vite që na bënë çudi gjuha e papunuar dhe fjalori i varfër për të folur shqip. Kjo ndodh edhe për arsyen se përdoren sa më s’bëhet fjalë të huaja. Kur i dëgjon të duket sikur ka një garë të heshtur: secili ose akcili të përdorë më shumë fjalë të tilla. Këtu nuk bëhet fjalë për ta qëruar (pastruar) atë nga fjalët e huaja, që gjithçka të tingëllojë shqip. Janë bërë me dhjetra deklarime dhe është shkruar jo pak për këtë shqetësim të sotëm, që, së pari duhet ta kenë njerëzit e zgjedhur nga populli të cilën mendoj që e kanë jo vetëm detyrë morale ose ata që përpiqen të bëjnë rolin e analistëve, një pjesë e gazetarëve të ndërgjegjshëm të medias elektronike, ku dallohen ato të medias së shkruar.

Keywords:

gjuha, zhvillimi, komunikimi, fjalor

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-05-07

How to Cite

Kadiu, Prof. dr. Arian. 2024. “Edhe Një Herë për gjuhën Shqipe”. Univers 13 (13):171-76. https://albanica.al/univers/article/view/3910.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë