Fillesat e përkthimit nga gjuha Arabe në gjuhën Shqipe
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v23i23.615Abstract
Përkthimi është një proces që lidhet drejtpërdrejt me qenësinë e gjuhës shqipe, sepse vetë dokumentet e para të gjuhës shqipe janë përkthime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për gjuhën arabe. Kështu që ind themelor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës arabe është përkthimi, pra nuk mund të mendohet të studiohen këto gjuhë pa e marrë në konsideratë studimin edhe të vetë përkthimit nga dhe në këto gjuhë. Përkthimi i literaturës arabe në gjuhën shqipe ka filluar qysh në vitet e para kur trevat shqiptare pranuan fenë islame, sepse që atëherë, nga nevoja për ta mësuar fenë ishin të detyruar që të mësojnë vetë gjuhën arabe ose t’u përkthehej diçka nga ajo.
Jetëgjatësia shumë shekullore e përkthimit nga gjuha arabe në gjuhën shqipe nuk le hapësirë për diskutime ekzistuese, por për tip dhe kualitet të përkthimit. Nëse u referohemi fazave të ndryshme historike, do të shohim se pjesa dërmuese e literaturës së përkthyer gjatë gjithë kohës ka qenë fetare, me përjashtime të vogla nga letërsia e bejtexhinjve.
Sa për të kaluarën historike, po aq edhe për gjendjen faktike, gjatë këtij punimi do t’i shtjellojmë faktorët e fokusimit të shqiptarëve vetëm në përkthimin e literaturës fetare, ose më mirë të themi përse nuk u përkthyen edhe vepra të fushave të tjera?
Sfidat dhe problemet e përkthimologjisë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe sot. Problemi i sfidave asnjëherë nuk është i njëanshëm apo i drejtuar vetëm në një anë, por ai është i shtrirë në më shumë segmente: te vepra e përkthyer, te kultura gjuhësore e përkthyesit, te kualiteti i botimit etj.
Në fund do të nxjerrim konkluzione dhe sugjerime, në mënyrë që studiuesit dhe ardhshëm të kenë një pasqyrim të problematikës së përkthimologjisë shqiptare nga gjuha arabe.
Keywords:
gjuha arabe, gjuha shqipe, përkthim, feja islameDownloads
References
-
Ali M. Basha, “Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967)”, Tiranë, 2011.
-
Ali Sami en-Neshshar, “Menahixhul bahthi inde mufekkiril islam (metodologjia kërkimore te mendimtarët islamë)” , Kajro: 1965.
-
Edmond Tupja, “Këshilla një përkthyesi të ri” (botimi i dytë), Tiranë: Onufri, 2000.
-
Hafiz Ali Ulqinaku, “Mevludi Sherif”, Titograd, 1975.
-
Hasan Kaleshi, “Kontributi i shqiptarëve në dituritë islame”, Shkup: Logos-A, 2015.
-
Ismail Ahmedi, “Vepra e Hafiz Ali Korçës”, Shkup: Logos-A, I-X.
-
Mahmud Hysa, “Alamiada shqiptare II”, Shkup: Logos-A, 2000.
-
Maksim Gjinaj, Mehdi Gurra dhe Petrit Bezhani, “Libra në gjuhën shqipe për Islamin” (Bibliografi), vëllimi II, Stamboll: 2006.
-
Mona Baker dhe Sameh Fekry Hanna, “Arabic tradition”, në: “Routledge Encyclopedia of Translation Studies”, USA dhe Kanada: Routledge, 2009.
-
Nexhat Ibrahimi, “Historia dhe kultura islame shqiptare”, Vepra 10, Shkup: Logos-A, 2009.
-
Rexhep I. Shahini, “Libri Islam në shqip – Bibliografi e 333 titujve”, Prishtinë: 2007.