Dasma e synetit në Dibër të Madhe

Autorët

  • Prof. Dr. Arian Kadiu

Abstract

Në Dibër të Madhe syneti bëhet si dasmë, sepse nuk e dallon asgjë prej saj, përfshirë të ftuarit, shpenzimet e tjera, duke shkuar deri te darka e madhe, ku këndojnë zakonisht këngëtare shqiptare.
Për të marrë pjesë në dasmën e synetit, vijnë edhe njerëzit e kushërinjtë e tyre, që jetojnë jashtë shtetit.
Syneti festohet e urohet nga të gjithë ata që e dëgjojnë si në lagje, ashtu edhe në qytet.
Ditën e caktuar të synetit, njerëzit ngrihen herët dhe gratë ia nisin këngës së bukur, një këngë feste dhe motivimi. Në qendër të saj është djali që do të bëhet synet. Kjo ngjarje ngre nga dysheku edhe gjyshin e sëmurë (i cili, në këtë qytet, për respekt quhet babë, kurse i ati i djalit thirret babi).
Në Dibër të Madhe ka mbetur zakoni: i veshin fëmijët që do të bëhen synet me rrobe mbretërore. U veshin sipër një pelerinë të artë, kurorë të artë në kokë dhe një stap ose skeptër po të artë në dorë. Më pas djali i veshur me rrobat e i përcjellë nga gratë,(të cilat i kanë bërë edhe adetin e mos marrjes mësysh) vjen në konakun e burrave, të cilët e shikojnë dhe e urojnë.
Në mbrëmje shtrohet një darkë e madhe në një nga lokalet e mira të Dibrës së Madhe, ku, mbase më e preferuara është salla e veshur me kadife të kuqe, ku janë shtruar edhe tavolinat, por ka edhe mjaft vend edhe për të kërcyer.

Keywords:

dasma e synetit, traditë, festë, komunitet

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2024-05-21

How to Cite

Kadiu, Prof. Dr. Arian. 2024. “Dasma E Synetit Në Dibër Të Madhe”. Univers 11 (11):171-79. https://albanica.al/univers/article/view/4339.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë

Similar Articles

1 2 3 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.