Radika: Vetitë etnokulturore dhe mbrojtja juridiko-ndërkombëtare e saj

Autorët

  • Dr. Saimir Shatku

Abstract

Ky punim synon të hedh dritë mbi një trevë me vlera etnokulturore dhe hirdroteknike, me prurje në fushën e faunës, florës, ekosistemit, si dhe të një tradite juridiko-historike tepër të spikatur për këtë trevë, sikurse është zona e Radikës, si dhe vetë lumi Radika, e cila përbëri shtyllën kryesore të debatit të Komisionit të Konvetës së Bernës, Zvicër.
Rregullat e Helsinkit vendosën bazat për punën e kryer nga Komisioni i Ligjit Ndërkombëtar, e cila u bë shkak që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të pranojë Konventën mbi Ligjin e Përdorimeve përveç Lundrimit të Ujërave Ndërkombëtare (e njohur si Konventa e Kombeve të Bashkuara e vitit 1997). Kësisoj, mbi ujrat e Radikës, Konventa vendos parimin e “përdorimit të arsyeshëm dhe të ndershëm” dhe rrjeshton një sërë faktorësh për të përcaktuar këtë përdorim. Ajo nxit shtetet të hyjnë në marrëveshje të përbashkëta për ujërat, duke rekomanduar krijimin e komisioneve të përbashkëta për të lehtësuar bashkëpunimin mes zonave ndërkufitare.
Konventa për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkombëtar e Komisionit Ekonomik Evropian të Kombeve të Bashkuara (KKEKB ose UNECE në anglisht) – që ndryshe njihet si Konventa e Ujit e Helsinkit e vitit 1992, është një instrument ligjor unik që merret kryesisht dhe përcakton mekanizmat për bashkëpunimin institucional ndërmjet shteteve. Kjo konvente u bë pararojë për mbrojtjen e lumit Radika si dhe të florës, faunës, rreqebullit ballkanit dhe etnokulturës së saj.

Keywords:

konventa, ujërat, shëndeti, vetitë etnokulturore, mbroja juridike

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Akte Ligjore Mjedisore në Shqipëri, 2004-2006, vëll.4, botim 2007.

  2. Economic Commission for Europe – The Water Convention: serving the planet, 2013.

  3. Environment Without Borders – Balkan Vital Graphics.

  4. Prof. dr. Kadiu, Arian, “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”, botuar nga Morava, 2010.

  5. Prof. Puto, A., “E drejta nderkombetare Publike”, pjesa e konventave.

  6. Pano, N., Pasuritë ujore të Shqipërisë, A.Sh.Sh, Monografi, 2008.

  7. River Basin Commissions and Other Institutions for Transboundary Water Cooperation, 2009 – UNECE.

  8. The Drin: A Strategic Shared Vision, 2013.

  9. United Nations Economic Commission for Europe – Botimet për legjislacionin, 2015.

Published

2023-12-30

How to Cite

Shatku, Dr. Saimir. 2023. “Radika: Vetitë Etnokulturore Dhe Mbrojtja Juridiko-ndërkombëtare E Saj”. Univers 18 (18):207-14. https://albanica.al/univers/article/view/3124.

Numër

Section

Opinione