Marrëdhënia e fesë me shkencën
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v22i22.686Abstrakti
Shpallja Hyjnore e sheh marrëdhënien e fesë me shkencën si marrëdhënie të dyanshme. Feja që e ka burimin te Shpallja Hyjnore, është udhëndriçuese për njohjen e Zotit, kurse dijet shkencore argumentojnë se jeta dhe i gjithë universi ka një shpikës, krijues fillestar, superinteligjent, me dituri të pakufizuara që njihet me emrin “Zot”.
Pra, feja islame e konsideron shkencën si mjetin real për të kuptuar më mirë udhëzimet e Shpalljes Hyjnore, nga ku e merr burimin feja. Duke e parë në këtë këndvështrim, këto të dyja duhet të jenë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën, por jo gjithmonë ndodh kështu, si në rastin e teorisë së evolucionit nga Çarls Darvin, apo teoritë e disa filozofëve të shekujve XIX-XX, që mbështeten në filozofinë materialiste. Por, ka dhe shkencëtarë të tjerë, që mbështeten në origjinën hyjnore të jetës. Në qoftë se njeriu nuk beson, atëherë në trurin e tij ka reflekse negative që e çojnë në vepra të këqija, madje deri në ato kriminale. Ndërsa, kur beson te Zoti, motivi për jetën është i qartë, pozitiv dhe ndikon tërësisht në shëndetin mendor dhe fizik të tij. Kjo do të thotë se sjellja e njeriut që e ka mbushur ndërgjegjen e tij me besimin te Zoti, në marrëdhëniet ndërnjerëzore, është shumë e mirë. Kjo për faktin, se ai në ndërgjegjen e vet frenon çdo pasion negativ, duke treguar një moral të lartë të besimit të tij, të frymëzuar nga Shpallja Hyjnore. Energjitë që jep besimi në Zot, e bëjnë trupin e tij të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht, duke i siguruar qëllimin bazë të mobilizuar, për të cilin ai u krijua. Asnjë njeri që niset nga motive të pandershme në jetë dhe që për ta ndërtuar atë bën veprime që janë të ndaluara nga ligjet e Shpalljes Hyjnore dhe nga ato të shtetit në të cilin jeton, nuk do të triumfojë. Përkundrazi, këto motive do të bëhen faktorë për shkatërrimin e tij si njeri. Prandaj duhen edukuar brezat e rinj me ndjenjën e besimit, që i përgatit të gjitha dëshirat për jetën në drejtimin pozitiv dhe jo negativ. Besimi forcon dinjitetin dhe vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë që iu del njerëzve përpara gjatë rrjedhës së jetës.
Fjalët kyçe:
shkencë, fe, Zot, Shpallja Hyjnore, besimShkarkimet
References
-
Kuran, surja El Alak ajeti 5.
-
Ibn Maxhe Essunen Damask Darul Fihh, s. 12, Nr. 44.
-
Prof. Dr. Sokrat Ahmetaj, Drita e Kuranit, Nr. 1, 2007, f. 30.
-
Kuran, surja Kaf, ajete 6-8.
-
Kuran, surja El Maide, ajeti 83.
-
Kuran, surja Isra, 36.
-
Kuran, surja Junus, ajeti 36.
-
Kuran, surja El Bekare, ajeti 164.
-
Kuran, surja Jasin, ajeti 38.
-
Kuran, surja El Furkan, ajeti .2
-
H. Simpson, 1980, vëll. 31, f. 138. DOI: https://doi.org/10.5652/kokusaikeizai.1980.138
-
Robert Xheistron, 1981, f. 19. DOI: https://doi.org/10.1080/07055900.1981.9649098
-
Kuran, surja El Ihlas, ajetet 1-4.
-
Kuran, surja El En’am, ajeti 59.
-
Michi Kahn, Feja dhe shkenca- kundërshtare apo bashkudhëtare.
-
Hassan Hathout, Leximi i mendjes së muslimanit, kreu i parë, f. 1.
-
Kuran, surja El Isra, ajeti 82.
References
Kuran, surja El Alak ajeti 5.
Ibn Maxhe Essunen Damask Darul Fihh, s. 12, Nr. 44.
Prof. Dr. Sokrat Ahmetaj, Drita e Kuranit, Nr. 1, 2007, f. 30.
Kuran, surja Kaf, ajete 6-8.
Kuran, surja El Maide, ajeti 83.
Kuran, surja Isra, 36.
Kuran, surja Junus, ajeti 36.
Kuran, surja El Bekare, ajeti 164.
Kuran, surja Jasin, ajeti 38.
Kuran, surja El Furkan, ajeti .2
H. Simpson, 1980, vëll. 31, f. 138. DOI: https://doi.org/10.5652/kokusaikeizai.1980.138
Robert Xheistron, 1981, f. 19. DOI: https://doi.org/10.1080/07055900.1981.9649098
Kuran, surja El Ihlas, ajetet 1-4.
Kuran, surja El En’am, ajeti 59.
Michi Kahn, Feja dhe shkenca- kundërshtare apo bashkudhëtare.
Hassan Hathout, Leximi i mendjes së muslimanit, kreu i parë, f. 1.
Kuran, surja El Isra, ajeti 82.