Rreth përdorimit të fjalës Zot në gjuhën shqipe

Autorët

  • Nuhi Veselaj

Abstract

Pas ndryshimeve që ndodhën, 10 vitet e fundit, në sistemin shoqëror e politik të shoqërisë shqiptare, sërish u riaktualizua çështja e përdorimit të fjalës Zot, prandaj edhe ne e rrahëm këtë problem, duke u përqendruar në këto tri pika themelore:

E para, rreth shtrirjes vertikale e horizontale të fjalës zot në gjuhën shqipe, ku u vërtetua se fjala zot, si fjalë autoktone, del e përhapur në kohë-hapësirë nëpër shekuj më kuptim abstrakt dhe me kuptim konkret.
E dyta, rreth raportit të fjalë-termit hyjnor Zot me sinonimet përkatëse Hyj, Perëndi dhe Allah si emra të përveçëm dhe u vërtetua se me përqafimin e kristianizmit, përveç kuptimeve hyjnore që kishin në jetën pagane përveç fjalës Zot, edhe Hyj e Perëndi fituan konotacion të ri, duke marrë elemente specifikimi për të shprehur konceptin e Krijuesit të vetëm të botrave, ndërsa po për të njëjtin koncept u pranua si huazim transfer që me përhapjen e islamizmit ndër shqipfolës edhe fjalë-termi Allah. Meqenëse për arsye të ndryshme në fjalorët shpjegues të shqipes përcaktimi i kuptimësisë monoteiste të fjalës Zot nuk del e dalluar kënaqshëm nga kuptimësia pagane, si përplotësimu propozua teksti si vijon:
ZOT-I 1. m. v.nj. Sipas përfytyrimeve fetare (monoteiste) qenia e vetme më e lartë e mbinatyrshme, e cila ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka. Perëndi Hyj, Allah.
2. sh. –A/T) Sipas përfytyrimeve fetare mistike pagane (politeiste) çdo hyjni e cila besohej se sundonte një pjesë të botës e të natyrës.
E treta, rreth raportit kuptimor të fjalës zot si fjalë-emër i përgjithshëm në raport me derivatet: zoti, zotëri e zotni, ku doli përfundimi se në gjuhën shqipe me kuptim konkret njeriu, veç fjalës zotëri–a, del në përdorim edhe trajta e ngurosur zoti + emër përkatës, e cila padrejtësisht tentohet të zëvendësohet me trajtën zotëri, gjoja për t’i ikur homonimisë së vrazhdë me emrin e përveçëm hyjnor Zot-i.

Në trajtesë u sqarua bindshëm se një shqetësim i tillë, del fort i pa bazë, ngase keqkuptimi i tillë pengohet formalisht e thelbësisht nga vetë struktura e sistemit të gjuhës sonë letrare.
Fundja, nëse del e nevojshme që trajta zoti + emri përkatës të rishikohet për ndonjë arsye tipiziuese etj, atëherë, mund të konkurrohet me fjalën zotni + emri përkatës, e cila në ish - shqipen letrare mbi bazë të gegërishtes kryente po të njëjtin funksion dhe assesi nuk ka nevojë të zëvendësohet me trajtën zotëri, e cila del e specifikuar për koncepte të tjera.

Keywords:

Zot, islami, krishtërimi, përdorimi, fjalorët

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Gazeta Bujku, 24.IX.1995.

  2. Frang Bardhi, Fjalor latinisht-shqip 1635, Rlindja, Prishtinë, 1983.

  3. Dr. Eqerem Çabej, Studime gjuhësore VII, Prishtinë, 1985.

  4. Henrik Bariq, Reçnik srpskoga ili hrvatskoga i albanskog vezika, Zagreb, 1950.

  5. Fjaluer serbokroatisht shqip, Mustafa Bakia, Prishtinë, 1953.

  6. Fjalor i gjuhës shqipe (grup autorësh), Tiranë 1954, rib. Prishtinë, 1976.

  7. Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore VII, Prishtinë, 1986.

  8. Gazeta "Bujku", 16. I. 1995.

  9. Dr. E. Çabej, Studime gjuhësore IX, Prishtinë,1989.

  10. Dr. E Çabej, Studime gjuhësore VII, Prishtinë, 1986.

  11. K. Kristoforidhi, Fjalor shqip-greqisht (1904), rib. Prishtinë, 1977.

  12. Fjalori i "Bashkimit" (1908), rib. Rilindja, Prishtinë, 1978.

  13. E. Çabej, Studime gjuhësore IV, Prishtinë, 1977.

  14. Mala enciklopedija Prosveta I, Beograd, 1978.

  15. Srpsko-turski re...nik (nga K. Agushi), Ankara, 1980.

  16. L. Matrënga, "E mbësuame e Krështëne" (1592), përgatitur nga F. Sulejmani), Prishtinë, 1979.

  17. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

  18. Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002.

  19. Drita e jetës, Gjilan, 1995.

  20. Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980.

  21. Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 2002.

  22. Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës" I, Tiranë, 1973.

  23. Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 1984.

  24. Fjalori i shqipes së sotme, Tiranë, 2002.

  25. Fjalor serbokroatisht-shqip (grup autorësh), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1981.

  26. Zindan, Njëshmëria e krijuesit, Prishtinë, 2000.

  27. M. Elezi, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

  28. Fjalori shqip serbokroatisht, Prishtinë, 1981.

  29. Vocabolario irtaliano - croato o serbo, Zagreb, 1980.

  30. Standardni reçnik rusko-srpskohrvatski, Obod, Cetinje, 1979.

  31. Fjalori shqip-serbokroatisht Prioshtinë, 1981.

  32. Foljet më o në gjuhën shqipe (N. V.), Prishtinë, 2002.

Published

2025-03-22

How to Cite

Veselaj, Nuhi. 2025. “Rreth përdorimit Të fjalës Zot Në gjuhën Shqipe”. Univers 9 (9):131-49. https://albanica.al/univers/article/view/4939.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore