Mendimi filozofik islam dhe zgjatjet e tij në konceptet postmoderne

Autorët

  • Ramazan Fetahu

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2892

Abstrakti

Mendimi filozofik islam e arriti konsolidimin, më pas edhe shtrirjen e tij në mendësinë perëndimore përmes qytetërimit andaluzian. Andaluzia ishte qendra e zhvillimit të mendimit teologjik, mistik dhe filozofik islam. Personaliteti më i rëndësishëm i kësaj periudhe padyshim se është mistiku i madh Muhjiddin Ibn Arabi , i cili për nga forma e përqasjes duket mjaft i shtrirë në mendimet e dy filozofëve të periudhës postmoderne Zhak Derrida dhe Michel Foucault. Punimi do të ecë në dy drejtime: Kritika e hermeneutikës e Deridasë në raport me kritikën që i bënë Ibn Arabi Nadhar-it (mendimit persiatës), kurse në lidhje me Foucault: Dekonstruktimi i Historisë nga Foucault do të shihet në linjën e historisë së profetëve, si histori imanente e atributeve ose arketipeve hyjnore transhendente aktive dhe të përhershme të trajtuar nga Ibn Arabi.

E përbashkëta e këtyre tre autorëve është dekonstruksioni. Ibn Arabi nihej si `rebel` nga bashkë kohësit e tij për arsyen se ai i bënë kritikë mendimit klasik teologjik. Ai këmbëngul se asnjë dijetar nuk mund ta arrijë përceptimin e Qenies përmes arsyes sepse pikërisht arsyeja akl , është pengesë për kapjen e saj sepse edhe në aspektin semantik në gjuhën arabe ajo vije nga e njëjta rrënjë e fjalës aklal, që do të thotë vargua. Ibn Arabiu synon ta shikoj Zotin si transhendentë dhe imanentë në të njëjtën kohë, dhe kjo arrihet përmes përjetimin shpirtëror. Clirimi i Ibn Arabiut është shpirtëror, për dallim nga çlirimi i Deridasë i cili është semantik. Hermeneutika synon të nxjerrë kuptime të reja në përputhje me kuptimin e parë, kurse dekonstruksioni i Deridasë synonë ta shoh atë që nuk shihet, atë që mbetet në hije dhe e pathënë nga kuptimit i parë.

Sipas Deridasë metafizika perëndimore nuk e ka problematizuar kurrë tamam fjalën “kuptim” e as nuk është pajtuar me faktin se shenjat nuk na shpijen në kuptime, por thjesht në shenja të tjera. E përbashkëta e Ibn Arabiut dhe Derridasë është flakja e metafizikës secili në formën e vet. Në kryeveprën e tij “Fususul Hikem” (perlat e Urtisë), Ibn Arabiu përmbledh të gjitha qëndrimet e tij në disa pika. Aty ai merret me emrat e profetetëve dhe kuptimet e tyre. Sikurse potencuam Ibn Arabiu e sheh Zoti njëherësh edhe transhendentë edhe imanentë. Profetët përveç aspektit historik në kohën dhe hapësirën e tyre ku kanë jetuar, ata janë edhe arketipe hyjnore, secili prej tyre shpreh një karakter të Zotit. Zoti me esencën e tij shfaqet tek njeriu por me karketerin e tij prej ekzistuesi shfaqet tek profetët. Meqenëse ai vazhdimisht është ekzistentë edhe historia e profetëve është një hierohistori e arketipeve hyjnore cila vazhdimisht shpërfaqet në botë. Në këtë fokus Ibn Arabi mendon se të gjithë profetët janë të gjallë dhe se legjislacionet e të gjithë profetëve janë aktive. Bënë një lloj pluralizmi metafizik dhe religjioz, dhe dekonstruksionin e përceptimit klasik të teologjisë islame mbi historinë me eskatologjinë. Foucault në përqasjen e tij ndaj historisë përdor arkelogjinë dhe gjenealogjinë. Vepra e tij “Arkeologjia e dijes” merret më tepër me prejardhjen e diskurseve. Nuk e ka në fokus ngjarjen prej së jashtmi por shkaktarin e brendshëm të saj.

Ai e sheh historinë si histori e ideve sepse çdo fenomen është një lloj nomeni por për dallim nga Kanti tek Fuko ka një pluralitet nomenesh. Në anën tjetër Gjenaologjia merret me origjinën e ngjarjes, por jo origjinë në kuptimin e fillimit të ngjarjes në kohë dhe hapësirë por të origjinës si pikë Origjin (are) ale, prej nga, dhe ku fillon kuptimi i saj. Disi një lloj origjine amorfe e vendosur në thellësi të historisë si ide dhe epifenomen i cili e ka zanafillën përtej. Foucault e bënë ndarjen e historisë globale nga historia e përgjithshme specifike ku secila prej tyre e plotëson mozaikun e tij. Edhe tek Ibn Arabiu vërehet në mes rreshtash një ndarje e tillë. Në historinë e profetit Muhamed si histori aktuale, dhe historia e profetëve të tjerë si histori globale.

Fjalët kyçe:

Dekonstruksioni, religjioni, filozofia, postmoderniteti

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. William Chittick, Ibn Arabiu trashëgimtar i profetëve, përktheu Edin Lohja, Sh. B. Zemra e Traditës, Tiranë, 2012.

  2. Ian Almound, Sufizmi dhe Dekonstruksioni, përktheu Edin Lohja, Sh. B. Logos-A, Shkup, 2017.

  3. Ibn Arabi, Fususul-hikem (perlat e urtisë), përktheu Metin Izeti, Fondacioni “Throni”, Tetovë, 2018.

  4. Foucault, Pushteti dhe dija, Sh. B. Dita, Tiranë, 2000.

  5. Ann Jeferson-David Robr, Teoria letrare moderne, përktheu Floresha Dado, Sh. B. Albas, Tiranë, 2016.

  6. Enes Kariç, Tregime nga Hija, përktheu Behrim Jusufi, Sh. B. Fleta, Prizren, 2019.

  7. Michael Foucault, Nietzsche, Gjenealogjia, Historia, përktheu Alment Muho, Sh. B. Zenit, Tiranë, 2018.

Downloads

Botuar

2023-08-25

Si të citoni

Fetahu, Ramazan. 2023. “Mendimi Filozofik Islam Dhe Zgjatjet E Tij Në Konceptet Postmoderne”. Univers 24 (24):201-6. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2892.

Numri

Seksioni

Opinione