Aspekte të zhvillimit të Islamit në Shqipëri
Abstract
Shqipëria dhe mbarë hapsira shqiptare kanë një trashëgimi të pasur të besimit dhe institucioneve islame.
Këto institucione janë dëshmuar për ndikim të fuqishëm në tërë jetën sociale, kulturore të shqipëtarëve musliman, duke vazhduar në harmoni me qytetarët e besimeve të tjerë. E theksoj këtë edhe nga fakti që edhe dy besimet: ortodoks dhe katolik në trojet shqiptare kanë trashëguar një infrastrukturë institucionale shumë të favorshme.
Ajo çka i veçon muslimanet shqiptar nga pjesa tjetër e muslimanëve të Ballkanit është ndërthurja e fesë me nacionalizmin. Shqiptarët i dhanë rëndësi islamit të tyre duke e ruajtur atë me mish e me shpirt deri në ditët e sotme çfarë ju siguroi atyre të paprekur identitetin kombëtar përballë ambicieve asimuluese të fqinjëve.
Realisht, feia islame, me vetitë e saj toleruese, kulturës shqiptare nuk ia mbylli prespektivën e zhvillimit evropian, por i la mundësi të mëdha për t'u zhvilluar mbi shtratin e traditës etnike, për t'i kultivuar më tutje vlerat e seleksionuara të kulturës shqiptare e materiale ilire.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe me krijimin e shtetit shqiptar, sadoqë të cunguar, organizmat fetare si dhe institucionet e kultit dhe ato arsimore islamike u ndodhën para detyrash shumë urgjente dhe shumë të rëndësishme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës së tyre dhe ruajtjen e identitetit shqiptar. Kështu bektashinjtë më 1922 u bënë të pavarur nga Turqia. Ndërsa bashkësia sunite e cila kishte ndërprerë lidhjet me Stambollin që me 1921, organizoi kongresin e saj të parë me 1923 dhe zgjodhi muftiun e vet me seli në Tiranë, dhe këshillin e lartë të sheriatit. Në statutin e këtij këshilli që u botua me 1925 thuhet: "kryetari i këshillit të naltë të sheriatit përfaqëson trupin mysliman në Shqipëni me titullin "myfti i përgjithshëm". Në këtë kohë në Shqipëri u zhvillua një veprimtari islame shumë e madhe, u hodhën themelet për një zhvillim të pavarur të kulturës islame si dhe të çdo veprimtarie tjetër brënda kuadrit të shtetit kombëtar.
Patriotët muslimanë shqiptarë e panë të domosdoshme të bëjnë ndryshime me rëndësi në kulturë dhe në organizimin si dhe të realizojnë binomin e shenjtë fe dhe atdhe. Por gjatë regjimit komunist institucionet fetare në përgjithësi dhe ato islame në veçanti pësuan një goditje të fuqishme si në asnjë vend tjetër të botës. Do të ishte 1967, “viti i çmendurisë”, ku shënoi aksionin e fuqishëm shkatërrimtar të institucioneve fetare.
Zhvillimi i proceseve demokratike të viteve ’90 u shfaqën edhe me lirinë e meditimit, fesë, besimit, me ngritjen e institucioneve përfaqësuese të besimeve në vend. Nismën e këtyre dukurive do ta shënonte më 16 nëntor 1990 rihapja e xhamisë së plumbit në Shkodër në praninë e mbi 50 mijë vetave, të ardhur jo vetëm nga qyteti, po edhe nga fshatrat. Në fjalën e hapjes, hirësia e tij haxhi Hafiz Sabri Koçi, kryetar i bashkësisë islame të Shqipërisë, vuri në dukje nevojën e ushtrimit të fesë nga çdo njeri e në çdo kohë.
Muslimanët në Shqipëri, ashtu sikurse ata në Kosovë, Bosnje, Maqedoni, Mali i zi, Sanxhak, Kroaci, Greqi, Bullgari e kudo në Europë por edhe më gjerë, sot kanë veçori të reja, nivele më të larta arsimore e kulturore. kjo kërkon mjete dhe metoda të reja të komunikimit, intepretime e shpjegime shkencore, filozofike e sociologjike nën dritën islame, por edhe manifestimin e një zgjuarësie shoqërore e cila gradualisht do përpunohet e zhvillohet nga brezat e ri kudo në ballkan dhe botë, pas një procesi të shëndetshëm të të menduarit, me qëllim të krijimit të një shoqërie të shëndoshë dhe të përparuar.
Një emancipim dhe kulturim me besim të shëndoshë i qytetarit të sotëm por edhe i atij të nesërm në Shqipëri, Ballkan dhe Europë do të zvogëlonte mundësit e krijimit të “vakumit informativ - edukues”. kjo do të ndikonte në pasurimin e shpirtërave me modalitete paqësore dhe do të shëndoshte gjëndjen e përgjithshme të besimtarëve.
Keywords:
Shqipëria, feja islame, kultura shqiptare, muslimanët, perioda historikeDownloads
References
-
Nexhat Ibrahimi, Vepra 10, Logos-A, Shkup, 2009.
-
Udhëpërshkrues evropianë në tokat shqiptare, Dituria, Tiranë, për vitet 1927, 1928 dhe 1929.
-
M. Pirraku, Kultura Kombëtar Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit; Kalendari Kombiar, Sofje, 1902.
-
Les albanai musulmans, Albanie, nr. 2, Lausanne, I.X. 1915; Kosova, nr, 15, Tiranë, 19.XH. 1943.
-
Dituria, Tiranë, për vitet 1927, 1928 dhe 1929, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989.
-
Kosovarja, nr. 16, Prishtinë, Prill 1991, 4.
-
E vërteta për të vërtetat, Bujku, Prishtinë, 4.1.1991. Bujku, 7.I.1991; Insinuatë me pasoja politike, Buiku, Prishtinë, 15.VI.1993, 6, Marketing pseudopublicistik?, Bujku, Prishtinë, 25.Vl.1993.
-
Kultura Islame, nr. 1, Tiranë, 1943-1 R.M della Rocca, Nazione e religions in Albania (1920-1944), Bologna, 1990; G. Jaray, Au jeune royaume d’Almabie, Paris, 1914.
-
S.N.Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve, Tiranë, 1964.
-
Përtëritja e Pashallëkut të Shkodrës nën qeverisjen e Ibrahim Pashë Bushatit dhe karakterin e saj.
-
Studime Historike, 1, Tiranë, 1983.
-
Udhëpërshkruesit evropianë në Shqipëri, në Dituria, Tiranë, për vitet 1927, 1928, 1929.
-
M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989.
-
Shkaqet e kalimit në Islam, në Përparimi, 2/1991.
-
Y.Jaka, Lidhjet letrare shqiptaro-frënge, Prishtinë, 1979.
-
Srpske narode novine, Pesna, 9.I. 1844.
-
Ipirotiqi estia, Janinë, 1967.
-
P. V. Prenushi, Visari Komtar I, Kângë popullore blâ i parë. Kângë popullore gegnishte, Sarajevë, 1911.
-
Th.Mitko, Bleta shqyptare, Vjenë, 1924.
-
K.Taipi, Zâna popullore (Këngë popullore), Volumi I, Shkodër, 1993-, Rev. Dituria, Tiranë, 1927, 1928, 1929.
-
M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare dhe shkrimet e tjera të cituara më sipër.
-
Prof. Viron KOKA, KULTURA ISLAME SHQIPTARE NË VITET ’20 – ’30 TË SHEKULLIT XX, Hëna e Re, nr. 15, Tetor 1995 - Shkup.
-
Ramiz Zekaj, Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek. XX” Tiranë, 1997.
-
Ben Andoni, Lista e pasurive te kater komuniteteve fetare, Revista Java, https://www.shqiperia.com/Lista-e-pasurive-te-kater-komunitetevefetare-.22186/
-
Prof. Dr. Qazim Qazimi, ZHVILLIMI I STUDIMEVE ISLAME NË BALLKAN, Prishtinë, 2012.